Festohet Kurban Bajrami, Topi mesazh harmonie dhe dialogu
TIRANË- Krerët e institucioneve më të larta në vend kanë vizituar selinë e Komunitetit Mysliman duke përcjellë urimet e tyre për festën e Kurban Bajramit.
Presidenti i Republikës Bamir Topi me rastin e festës së Kurban Bajramit uroi gjithë besimtarët mysliman, ndërkohë theksoi se mesazhi i tij është që të gjithë besimet të vijojnë në rrugën e harmonisë fetare.
“Gëzuar për të gjithë popullin. Jemi për këtë ditë të bukur se këtë ditë Zoti e ka bërë verë. E ka bërë për shqiptarët për të demosrtuar atë që simbolizon kjo ditë Dita e sakrificës për paqen dhe sakrificën. Ky ëstë mesazhi im për të gjithë besimet, të kenë harmoni dhe dialog dhe të ndërtojnë vetëm vepra të mira”,- theksoi Topi.
BERISHA: SOT KOMENTET E MIA PËR BESIMTARËT, JO POLITIKËN
Ora 11:45 Kryeministri i vendit Sali Berisha me rastin e festës së Kurban Bajramit kreu një vizitë në selinë e Komunitetit Mysliman, ku u prit nga kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Selim Muca.
Pas vizitës shefi i qeverisë i dërgoi besimtarëve mysliman urimet më të përzemërta, ndërkohë që uroi që vitin tjetër festa ti gjejë shqiptarët më të lirë dhe të begatë.
“Të gjithë besimtarët mysliman, por edhe të Zotit i dërgoj urimet e mia më të përzemërta. Uroj që sakrifica e cdo shqiptari këtë ditë të hyjnizimit dhe sakrificës, për fëmijët, familjen dhe shoqërinë dhe Zotin ti bëhet dritë në rrugën e ndërtimit të së mirës, paqes, të shpresës, të harmonisë dhe të ardhsmes. Uroj që kjo ditë ti gjejë shqiptarët vitin e ardhshëm më të begatë, më të lirë, më të sigurtë. Ti lutemi bashkë Zotit që Bajrami që vjen të na gjejë edhe më mirë”,- uroi Berisha.
Kryeministri Berisha shmangu deklaratat politike në këtë rast, duke theksuar se sot komentet e tij shkojnë për Zotin.
“Sot është dita e hyjnizimit të sakrificës nuk është dita e politikës, ndaj komentet, lutjet, mendimet e mia, shkojnë për Zotin dhe të gjithë ata që sakrifikojnë për një jetë më të mirë”,- deklaroi Berisha.
TOPALLI REAGON PËR KONGRESIN E PS: KURBAN KONGRES
Ora 14:59 Kryeparlamentarja Jozefina Topalli pas vizitës së sotme në Komunitetin Mysliman në Tiranë i uroi të gjithë besimtarët mysliman për festën e Kurban Bajramit.
“Është një festë që bazohet tek sakrifica. Çdo shqiptar ta shikojë me optimizëm të ardhmen. Uroj që të jetë një ditë e gëzuar dhe Bajrami i ardhëshëm më i mire”,- uroi Topalli.
Kryeparlamentarja nuk mundur ti shmangë komentet në lidhje me Kongresin e Partisë Socialiste të zhvilluar dje. “Kurban Kongresi”- komentoi shkurt Topalli.
BASHA: MYSLIMANËT DO KENË XHAMINË E MUNGUAR
Ora 12:05 Kryetari i Bashkisë Lulzim Basha në ditën e festës së Kurban Bajramit u ka dhënë besimtarëve mysliman garancinë se së shpejti do të kenë xhaminë e munguar në kryeqytet.
Këto deklarata basha i bëri pas vizitës së sotme në Komunitetin Mysliman, ku u prit nga krerë të këtij komuniteti.
“Shumë shpejt mblidhet këshilli për përcaktimin e planit dhe komisioni për xhaminë. Do të nisë shumë shpejt puna e madhe dhe e mirë për t’i dhënë komunitettit xhaminë e munguar prej kohësh”,- premtoi Basha.
RAMA: T’I JAPIM FUND NDASIVE PA ARSYE
Ora 13: 03 Kreu i opozitës Edi Rama, nga qyteti i Kavajës ka uruar gjithë besimtarët mysliman për festën e Kurban Bajramit. Lideri i PS-së u shpreh se ka ardhur koha që të gjithë të mësojnë nga toleranca fetare e cila përcjell vlera, për ti dhënë fund ndasive në shoqëri.
“Të gjithë mësojmë nga toleranca fetare. Problem ndasia pa arsye, jo njerëzore . T’i japim fund ndasive në shoqërinë tone. Bashkëjetesa fetare, vlerë që duhet përcjellë”,- theksoi Rama.
BESIMTARËT MYSLIMANË FESTOJNË KURBAN BAJRAMIN
Besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit që në orët e para të mëngjesit janë mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku kanë bërë lutjen e mëngjesit.
Të pranishëm në këtë lutje kanë qenë besimtarë e klerikë të klerit mysliman, së bashku me Kryetarin e Komunitetit Mysliman, Selim Muça që së bashku me qytetarët është falur dhe ka uruar për një festë të mbarë.
Sipas krerëve mysliman festa e Kurban Bajramit është festa e sakrificës,e durimit dhe e varfërisë. Besimtarët të kenë më shumë begati, dashuri dhe harmoni në familje, pasi Kurban Bajrami është edhe festa e mirëkuptimit, faljes dhe bashkimit.
Festa e Kurban Bajramit ka si qëllim të saj frymëzimin e dashurisë, të triumfit të së mirës ndaj së keqes, vetëpastrimin e shpirtit dhe mbetet një simbol i sakrificës. Sipas përfaqësuesve të këtij besimi fetar, bërja e kurbaneve është një prej treguesve të afrimit tek e vërteta. e kthyer ate ne festen e te gjitheve .
RRETHET ATMOSFERË FESTIVE
ELBASAN- Rreth dy mijë besimtarë myslimanë, qytetarë të Elbasanit kanë falur namazin në sheshin “Gensher”, para portës së kalasë së lashtë të këtij qyteti. Myftiu Agim Duka, pasi i ka uruar besimtarët në për më shumë lumturi paqe dhe mirëqënie është lutur për më shumë begati për te gjitha vatrat familjare të shqiptarëve kudo ata ndodhen në Shqipëri e jashtë saj. Qyteti i Elbasanit ku shumica e besimtarëve i përket komunitetit musliman, vazhdon të ruajë traditat e shkëlqyera të tij në këtë ditë feste, duke e kthyer atë në festën e të gjithëve .
KORCË- Edhe në Korcë besimtarët myslimanë që në orët e para të mëngjesit i janë drejtuar xhamise së vjetër në qendër të qytetit të “Iljaz Bej Mirahorit”, për të kryer faljen dhe ritet e tjera për festën e Kurban Bajramit. Vetë Myftiu i Korcës Haxhi Qazim Muça ka uruar besimtarët në këtë ditë të shenjtë , ndërsa ka përcjellë mesazhin për më shumë harmoni dhe begati.
KUKES- Disa qindra besimtarë u janë drejtuar xhamive të dielën në mëngjes për faljen e Kurban Bajramit. Myftiu i Kukësit, Islam Hoxha uroi besimtarët për Kurban Bajramin, ditën që simbolizon paqen, mirësinë, harmoninë e vëllazërimin midis gjithë myslimanëve e gjithë njerëzve. Është një ditë e vecantë, ndaj duhet që njerëzit te shprehin mirësinë e solidaritetin për njëri tjetrin, duke u ardhur në ndihmë familjeve më në nevojë që edhe ato t'a festojnë me gëzim këtë ditë feste. Biznesmenë të ndryshëm të qytetit kanë shpërndarë dhurata për familjet e varfëra, ndërsa myftinia Kukësit ka shpërndarë pako me ushqime për 250 familje në nevojë. Po ashtu shumë familje të tjera e kanë ndarë kurbanin me njerëz në nevoje.
FIER-Qindra besimtarë myslimanë kanë festuar festën e Kurban Bajramit në xhaminë e qytetit të Fierit, ku është zhvilluar edhe lutja e Kurban Bajramit. Myftiu Karafil Manaj u foli besimtarëve për festën e kurban Bajramit, për shtyllat e besimit islam, për rregulat e kurbanit si dhe moralin Islam. "Obligimi i kësaj feste është paqja, dashuria, harmonia dhe mirëkuptimi mes njëri-tjetrit. Është një festë që bën thirrje për të shtrirë dorën e miqësisë dhe ndihmës ndaj njëri-tjetrit, shkëmbyer vizita, për të shpalosur shpirtin e humanizmit duke u falur ndihmë më të varfërve", tha Manaj. Sipas tij, kurbani ndahet në tre pjesë, ku një pjesë mbahet për vete, një pjesë u falet të afërmëve për të forcuar lidhjet dhe dashurinë dhe një pjesë të varfërve për të mbajtur gjallë humanizmin dhe për t'i bërë edhe ata të gëzojnë.
SHKODËR- Besimtarët myslimanë të Shkodrës u mblodhën në orët e para të mëngjesit në sheshin përpara përpara xhamisë "Ebu Beker" ku u falën për Kurban Bajramin. Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamet Sytari, u tha besimtarëve se Kurbani është një ditë e shënuar, një traditë e kahershme e besimtarëve myslimanë në të gjithë botën islame, e cila mishëron në vetvete mirënjohjen dhe ndihmën ndaj shtresës së varfër. Myftiu i Shkodrës bëri thirrje për harmoni, tolerancë e bashkëpunim me njëri tjetrin, dhe në përgjithësi mes komuniteteve fetare, traditë kjo që është e pranishme prej shumë vitesh në këtë qytet
(d.b/e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera Kurban Bajrami, Selim Muca mesazh urimi AK: Politikanët të heqin dorë nga qokat politike në festa Kosova mesazh paqeje e solidariteti në festët e Kurban Bajramit VIDEO: Kurban Bajrami, Krerët e Shtetit urojnë besimtarët VIDEO: Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin FOTO: Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin