E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza në Eurozonë, ndikimi tek tregtia

TIRANE-Orientimi i shkëmbimeve tregtare me Italinë dhe Greqinë, dy vendet më të prekura nga kriza në Eurozonë do të reflektohet tek eksportet dhe importet shqiptare dhe më pas, edhe te cmimet në treg. Ekspertët argumentojnë se Shqipëria duhet të kishte zgjeruar rrezen e tregtisë, për të qenë e mbrojtur nga goditje të tilla.

“Duke rënë fuqia blerësie në këto dy vende bie dhe kërkesa e eksporteve në këto 2 vende. Dukke u rritur taksat respketive, kostot e të bërit biznes automatikisht do rriten dhe cmimet e prudkteve që ne importojmë nga këto dy vendet. Kështu goditet bilanci ynë tregtar në këto dy vende. Duhet të ishin marrë masat e vendosjes së kontaktetve me tregjet e reja në mënyrë që të ishin gjetur zgjidhje të reja”, shprehet eksperti Gjergj Filipi

Sipas të dhënave të INSTAT-it, me Italinë kryhet 45.5 përqind e eksporteve dhe 30.8 përqind e importeve, ndërsa me Greqinë, eksporti është 5.4 përqind dhe importi 10.6 përqind.

(d.b/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Kriza në Eurozonë, ndikimi tek tregtia

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›