Vlore zhduket adoleshentja babai denoncon ne polici

Nje 15-vjecare eshte larguar nga shtepia dhe nuk pergjigjet ne telefon edhe pse e ka te hapur ate. Babai i saj denoncoi dje ne Policine e Vlores sepse vajza eshte larguar prej tre ditesh nga shtepia. 60-vjecari Agim Bylyshi tregon se qe prej vdekjes se bashkeshortes ne vitin 1997 eshte perballur me probleme te shumta dhe per shkak te problemeve ekonomike dy nga 4 femijet i ka cuar te rriten ne jetimore.
Kater vjet me pare ai i ka marre perseri femijet me qellim per ti shkolluar por qe prej disa koheshvajza e vogel Brixhida largohet nga banesa. Disa dite me pare vajza eshte larguar perseri nga banesa dhe thirrjeve telefonike nuk u kthen pergjigje edhe pse numri i saj i telefonit rezulton i ndezur. Agimi shprehet se pak dite me pare ka regjistruar edhe denoncim ne polici edhe ne prokurori per kete problem pasi dyshon se vajza e tij eshte droguar apo perdoret nga dikush. Agimi thote se me pare vajza ka qene e qete dhe ribashkimi perseri me familjen e ka gezuar jashte mase por qe prej disa kohesh ajo ka ndryshuar rrenjesisht. I ati i vajzes ben apel qe kushdo qe ka informacion per vendndodhjen e saj te njoftoje policine si dhe i ben apel shtetit qe te hetoje nese vajza eshte bere pre e personave qe mund te perfitojne nga mosha e saj duke qene se eshte vetem 15 vjece. Apeli i te atit shkon edhe per vajzen qe te bashkohet me te atin dhe pjesen tjeter te familjes pasi edhe ne tentativat e shumta per tu lidhur telefonikisht ajo nuk pergjigjet.