Vlorë, zhduket prej 3 ditësh biznesmeni

Një biznesmen nga qyteti i Vlorës kërkohet nga familjarët sepse konsiderohet i zhdukur prej 3 ditësh. Genc Habazaj 39 vjeç, kërkohet nga i vëllai pasi ky i fundit nuk i është përgjigjur në telefon. Sipas drejtorit të policisë Vehbi Bushati ende nuk mund të konsiderohet i zhdukur Genc Habazaj, pasi ai mund të jetë diku duke pushuar dhe telefoni mund te mos funksionojë. Bushati thotë për "Ora News" se policia e Vlorës është vënë në lëvizje për të gjetur personin që kerkohet nga familjarët.
Genc Habazaj jeton në Itali dhe sipas familjareve ai ka lënë në shtëpi dokumentet e makinës. Ai drejton një firmë ndërtimi në Itali dhe prej 14 gushtit ndodhej në Shqipëri me pushime
Genc Habazaj jeton në Itali dhe sipas familjareve ai ka lënë në shtëpi dokumentet e makinës. Ai drejton një firmë ndërtimi në Itali dhe prej 14 gushtit ndodhej në Shqipëri me pushime