"Jo marredhenie te re me Presidentin"
Edi Rama, tha dje per mediat se nuk ka folur per asnje marredhenie te re me Presidentin, por per domosdoshmerine qe Kryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise te njihet me dokumentacion per zgjedhjet dhe te beje detyren e tij. "Sepse ne kete operacion kriminal eshte pushteti dhe kete operacion kriminal e kane orkestruar autoritete te larta shteterore", tha lideri ne detyre i selise roze. Sipas tij, gjithmone e me pak njerez nuk kane liri konkurrence. Ai tha se pushteti eshte teresisht jo ne dispozicion te nje projekti demokratik e evropianizues per Shqiperine, por ne dispozicion te nje projekti qe s'ka te beje fare me Evropen qe ne enderrojme.