Vlorë, zhvillohet konferenca shkencore Kosova shtet i pavarur
në pallatin Labëria, konferencën e dyte shkencore: Kosova-shtet i pavarur- (historia, politika, ekonomia). Me pjesëmarrjen e intelektualëve,studentëve të universiteteve, studiues, historianë, shkrimtarë nga shoqatat krijuesve të qytetit, gazetarë të mediave, përfaqësues të shoqatës Kosova, nga shoqatat e të përndjekurve politik, nxënës nga gjimnazi jo publik. Morën pjesë prefekti i Vlorës Hasan Halili, Kryetari qarkut Agron Sharr, kryetari i Bashkisë Vlorë Shpëtim Gjika, deputeti Florian Mima. Drejtori Instituti i Studimeve Politike Ismail Qemali, Bujar Leskaj, i cili duke bërë me dije hapjen e konferencës shkencore tha: Instituti i Studimeve Politike Ismail Qemali mban në vitin e dytë, konferencën shkencore Kosova shtet i pavarur, historia, politika, ekonomia duke ju bashkuar kështu aktiviteteve që mbahen në Prishtinë dhe Tiranë në përvjetorin e pavarësisë së Kosovës. Kjo konferencë ka një të veçantën e saj, përshëndetjen e Presidentit të Kosovës Fatmir Sejdiu drejtuar konferencës së dytë shkencore që mbahet në qytetin e flamurit. Më tej z.Bujar Leskaj lexoi përshëndetjen e Presidentit Sejdiu, ku me stë tjerash shkruhej: Në këtë ditë ne kujtojmë të gjithë të rënët që u bënë dritë e lirisë sonë. Vlerësojmë vizonin e liderit historik të Kosovës dr. Ibrahim Rugova për liri dhe pavarësi dhe luftën dhe sakrificën e heroit Adem Jashari. Republika e Kosovës më 17 shkurt bënë dy vjet nga shpallja e pavarësisë dhe në këtë kohë të shkurtër dëshmoi se mund të marrë të gjitha përgjegjësitë për proceset e paqes dhe të zhvillimeve jo vetëm në kuadër të politikave të brendshme, por edhe në ato rajonale dhe në organizata dhe institucione ndërkombëtare. Vizioni i Republikës së Kosovës, sikur edhe i gjithë shqiptarëve, sot është paqja, zhvillimi dhe perspektiva evropiane, duke pasur si prioritet bashkëpunimin në rrafsh sa nacional, njëherësh edhe me të gjithë popujt dhe vendet që çmojnë vlerat e lirisë dhe të demokracisë.
V. Sako