E Shtunë, 31 Tetor 2026

Themelohet në Paris shoqata Shtëpia Shqiptare

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës Valton Beqiri, mori pjesë në mbrëmjen promovuese të shoqatës Shtëpia Shqiptare, e cila u themelua në Paris nga një grup artistësh dhe afaristësh shqiptarë, të cilët jetojnë dhe veprojnë në Francë. Në fjalën e tij të rastit, ministri Beqiri theksoi se përmes themelimit të shoqatës Shtëpia Shqiptare në prag të kremtimit të dyvjetorit të pavarësisë së Kosovës, shqiptarët kanë fituar një dhuratë shumë të vlefshme,

 një shtëpi të artit e të kulturës shqiptare, përmes të cilës, tash e tutje, do të mund ti paraqesim dhe promovojmë vlerat e veçanta të kulturës sonë kombëtare në një vend mik siç është Franca. Në këtë mbrëmje u vlerësua dhe angazhimi bamirës i kësaj shoqate, e cila, përveç programit artistik, në këtë mbrëmje promovuese ishte angazhuar edhe për mbledhjen e fondeve dedikuar SOS- fshatit të fëmijëve. Krahas artistëve dhe personaliteteve artistike shqiptare e franceze, ishin të pranishëm edhe Muhamedin Kullashi, ambasador i Kosovës në Francë, Ylljet Aliçkaj, ambasador i Shqipërisë në Francë, Xhevat Halili, Sekretar i Parë i Ambasadës së Maqedonisë në Francë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›