E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat, dhunon komshien, përfundon në qeli

Autori i Lajmit: red.
Dhunon fqinjën me mjete të forta dhe e kanos duke e kërcënuar për jetën, ndërkohë që do të jetë nën hetim nga policia. Burime të komisariatit të policisë Berat bëjnë me dije se mbrëmjen e djeshme është shoqëruar në organin blu, Altin Sollaku. Policia bëri të ditur shoqërimin në dhomat e paraburgimit të 31-vjeçarit, lindur dhe banues në lagjien “ Goricë” të këtij qyteti, ndërsa vendosi ndjeken e tij në gjëndje të lirë pasi dyshohet se ka probleme mendore. Ka qënë denoncimi i bërë nga një 57-vjeçare çka ka sjellë shoqërimin dhe më pas nisjen e proçedimit penal ndaj Sollakut. Ky i fundit ka përdorur mjete të forta dhe rrethanore dhe ka ushtruar dhunë ndah 57 vjeçares duke i shkaktuar asaj plagë të ndryshme. I riu mësohet të ketë kanosur me jetën gruan gjatë kohës që e ka dhunura, ndërkoha që në ndihë të saj kanë mbritur banorë të tjerë të lagjies. 57 vjeçarja ka kërkuar ndihmën e policisë duke denoncuar Sollakun.
Ky lajm është publikuar: 24/07/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›