Vodafone Albania mbeshtet "3 Tenoret"
Vodafone Albania mbeshtet serish artin dhe muziken, kete here duke qene prane nje prej koncerteve me te rendesishme vjetore te organizuara ne Shqiperi. Koncerti klasik "3 Tenoret" kete vit do te mbahet ne daten 6 Dhjetor, ora 19:00 prane Pallatit te Kongreseve.
Tre tenoreve, Ardian Xhema, Armando Kllogjri dhe Rame Lahaj do t'u bashkohen te ftuarit speciale, tenoret napolitane Xhakomo Mosta, Vito Ruso, Francesko Tupo dhe Maestro Luixhi Otaiano. Prezenca e ketyre tenoreve perben edhe nje nga vecantite e ketij edicioni, pa harruar bashkepunimin e emrave te njohur shqiptare si pianisti Genc Tukici dhe sopranoja e mirenjohur Ramona Tullumani. Me tej ky koncert ka mbeshtetjen e Orkestres Filarmonike te Akademise se Arteve nen drejtimin e dirigjentit Italian Vito Clemente.
Koncerti "Tre Tenoret" eshte nje nder eventet aktivitetet artistike me te rendesishme dhe me te shumepritura te vitit, qe ka patur mbeshtetjen e kompanise Vodafone per vite me radhe. Edhe kete vit pritshmeria e publikut eshte e larte, per te shijuar nje mbremje me muzike te mrekullueshme shoqeruar nga zerat me te mire te muzikes klasike vendase dhe boterore.
Olta Boka: I kendoj dashurise, por nuk e kam provuar ate
Eshte vetem 18-vjecare, por rruga e suksesit e ka bere nje artiste te vertete, qe spikat per figuren simpatike dhe te kompletuar. Eshte Olta Boka, emri qe ngriti lart Shqiperine ne Eurovizionin e vitit 2008 me kengen "Zemren e lame peng". E renditur ne vendin e 9-te ne festivalin "Kenga Magjike 2009", me kengen "Jepu me zemer", serish me nje hit per dashurine, Olta vjen kesaj radhe ne nje rrefim me lexuesit e "KJ". 18-vjecarja e cila duket se asnjehere nuk ka qene e vogel (per shkak te pergjigjeve shume koncize e te matura), shpalos mendimin e saj per eksperiencen e vlefshme dhe sfiduese ne Eurovizion; ceshtjen e plagjatures se kenges "Zemren e lame peng", nga izraeliti Boaz Mauda; te drejten e autorit; marredheniet me artistet e tjere; perkushtimin ne shkolle; dashurine qe ende nuk ka trokitur ne zemren e saj..., etj.
Moret pjese te "Kenga Magjike" me nje kenge te Adrian Hiles, te titulluar "Jepu me zemer", me te cilin u vleresuat me vendin e nente. Keni mbetur e kenaqur?
Kenga ishte nje kompozim i Adrian Hiles, me tekst te Pirro Cakos. Eshte nje kenge ne te cilen jemi munduar te japim me te miren e te gjithe komponenteve perberes. E duke qene keshtu, pse jo, te pretendonim per dicka por realisht ajo qe me ka interesuar vertet ishte perthithja nga publiku, nese eshte transmetuar i gjithe emocioni. Do te doja qe kjo kenge t'i ofronte publikut ate cka ai ka nevoje.
Jeni kengetarja me e re qe keni perfaqesuar vendin ne Festivalin Evropian. Si e shihni kete pjesemarrje dhe kete eksperience, tani qe jeni gati dy vjet me e madhe?
Personalisht me ka ndihmuar ne rritjen time profesionale, pavaresisht ndryshimeve ne teresi te rrjedhjes se ngjarjeve te meparshme. Tashme jam me e sigurt dhe me e vendosur per te dhene me te miren e mundshme nga vetja dhe e shoh si dicka pozitive faktin qe me ndodhi qe ne hapat e pare, duke qene se me beri te perballesha me sfida qe i tejkalonte imagjinata ime ne ato kohe e te mesoja veshtiresite qe ne startim.
Si po shkon ceshtja e plagjiatures se kenges "Zemren e lame peng" nga izraeliti Boaz Mauda, per te cilin ju deklaruat se do te kishte ndjekje penale?
Jam ne pritje te nje ceshtjeje, por ndoshta do te ishte me mire nese do te flisja per kete ne momentin kur gjithcka do te kete perfunduar, per te mos nxjerre konkluzione te nxituara.
Duket se i keni marre gjerat shtruar ne kete drejtim dhe po perpiqeni te gjeni zgjidhje inteligjente. Perse behet fjale tamam-tamam?
Nuk do ta specifikoja si nje zgjidhje inteligjente, por gjithsesi treguesi me perfekt per percaktimin e saj do te jete koha.
Per kengen e ketij kengetari ne Eurovizion, ju jeni shprehur se ju ka pelqyer, apo jo?
Ka qene nje nga kenget qe me ka pelqyer me teper ne Eurovision, por si duket, Boaz pelqente me shume kengen time. (Qesh)
Ne c'faze mendoni se eshte e drejta e autorit ne vendin tone? A u siguron ajo kengetareve mbrojtje te plote?
Absolutisht qe sikurse shume gjera qe kane nevoje per permiresim, eshte edhe e drejta e autorit dhe rrjedhimisht s'mund te mendosh qe e drejta e autorit ne Shqiperi i siguron kengetareve mbrojtje te plote.
Ju keni thene se jeni pergatitur psikologjikisht nga prinderit, kompozitori, autori i tekstit, ndersa pergjigjet tuaja jane shume inteligjente, nisur nga mosha qe keni. Mendoni se Festivali Evropian ju sherbeu ne kete aspekt si nje shkolle me vete, duke marre parasysh trajnimin qe i jeni nenshtruar, apo jeni ushtruar permes edukimit qe te arrini deri ketu ku jeni?
Se pari, ju falenderoj per konsideratat. Se dyti, nuk do te doja t'i jepja merite vetem nje etape te jetes sime per t'ia atribuar te gjitha arritjet, por mendoj se nje kombinim i shume faktoreve ka bere te mundur qe une te jem ne kete pozicion ku gjendem sot.
Si e kalon nje dite normale nje vajze si ju, e re ne moshe, por e realizuar sakaq?
Absolutisht si cdo moshatar i imi, duke u perpjekur te marre me te miren nga cdo gje. Ndjek vitin e 4-t ne shkollen "Faik Konica" dhe duke e konsideruar nje vit te rendesishem, perpiqem te jap maksimumin.
Ne kengen tuaj te re thuhet "pa dashuri nuk jeton dot nje femer". Po ju e keni prekur kete ndjesi?
Jo, nuk e kam provuar, por per te kuptuar kete fraze mendoj se nuk duhet patjeter te kesh perjetuar te tilla ndjesi.
Pak kohe me pare ju keni nxjerre edhe videoklipin e kenges "S'duhet te te dua". Ka ndonje gje te perbashket me ndjenjat tuaja teksti perkates?
Teksti i kenges "S'duhet te te dua" eshte shkruar nga Adrian Hila, pa ndikimin tim, ndaj sic mund ta kuptoni, s'ka absolutisht te beje me mua.
Cfare nuk do te benit kurre ne emer te fames? Kemi pare qe videot shpesh banalizohen...
Jam e sigurt qe per cdo gje, qofte edhe per famen, nuk do te beja ato gjera qe bien ne kundershtim me karakterin tim.
Si jane marredheniet me kengetaret e tjere? Te kane "mirepritur" ata fillimisht, apo ka pasur xhelozi?
Do te thoja qe kam ndjere perkrahjen e tyre, por nuk do te doja ta absolutizoja, sepse jam e vetedijshme qe nuk ekziston nje perputhshmeri mendimesh, per sa kohe jam ne nje bote subjektive, qofte nga ana e artisteve, qofte edhe nga ana e publikut. Gjithsesi, jam vertet e lumtur qe jam pjese e kesaj bote, ku mund te kontribuoj sado pak qofte.
Cilat jane synimet tuaja te ardhshme?
Po punoj me nje ritem gradual dhe nuk mund te them me saktesi synimet. Kjo vjen ndoshta si pasoje e faktit qe nuk planifikoj ne avance. Gjithsesi, di te te them qe do te vazhdoj te punoj dhe shpresoj vertet qe mos ju zhgenjej. (Qesh)
Intervistoi: Fjoralba Shahaj