Personat e dhunuar, gati qendra e rehabilitimit
Sonila Isaku
Shqiperia nga viti ne vit po raporton raste ne rritje te personave te dhunuar. Per kete arsye Ministria e Punes, ka parashikuar qe te hape nje qender rehabilitimi per te gjithe personat e dhunuar. Nga ana tjeter kryeministri Sali Berisha, ka kerkuar qe per te gjithe dhunuesit ndeshkimi te jete ligjor. Nga ana tjeter kryeministri, i ka bere thirrje institucioneve shteterore, te punojne per uljen e rasteve te shenuara.
Te dhunuarit
Strukturat drejtuese ne Ministrine e Punes, i drejtojne nje apel dhe pushtetit vendor, i cili duhet te jete nje nga aktoret kryesore per mbeshtetjen sociale qe duhet t'u jape viktimave te dhunes ne familje. Kurse kryeministri Berisha, eshte shprehur se dhuna ka ne baze te saj diskriminimin gjinor, sipas tij, bashkeshortja nuk eshte skllave apo placke, por nje personalitet kryesor i familjes. "Dhuna ne familje eshte forma me e shemtuar e dhunes; eshte forma me cnjerezore; eshte, fatkeqesisht ne shume aspekte, forma me e fshehur per shkak te vendit ku ajo ushtrohet. Dhuna ne familje prek grate, femijet, te moshuarit dhe ne kete kontekst do te thosha se ajo perben nje krim dhe nje turp te vertete shoqeror. Ne Shqiperi dhuna ne familje eshte nje problem realisht serioz. Pesha e krimit familjar dhe e vrasjeve eshte bere shume problematike", eshte shprehur kryeministri Berisha. Sipas tij, vendi yne ende nuk ka ligje per denimin me te rrepte ndaj dhunes. Por, ndersa kryeministri u perqendrua tek ana sociale e ceshtjes dhe vuri ne dukje varferine, si nje nga shkaqet per dhunen ne familje, kryeparlamentarja Jozefina Topalli e analizoi ceshtjen edhe nga nje pikepamje tjeter. "Dhuna ne familje nuk ndodh vetem tek ato qe nuk dine, apo tek ato qe nuk kane. Ajo ushtrohet edhe nga ata qe jane me lart, shume me lart ne shoqeri. Atehere nuk eshte me ceshtje. Eshte alarmuese. Sepse kjo mendje e shpirt i dhunes, i rrethuar me pushtet ekonomik e politik kthehet ne rrezik"-tha kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli. Nga ana tjeter, ministri i Shendetesise, Petrit Vasili ka theksuar se bluzat e bardha do te jene gjithmone ne gatishmeri te ketyre viktimave, dhe se personat e dhunuar fillimisht duhet te shkojne tek mjeket e me pas ne dyert e policise.
Qendra
Ne muajt e pare te vitit te ardhshem do te ngrihet Qendra e pare Kombetare per Rehabilitimin e Personave te Dhunuar. "Strehezat kombetare te rehabilitimit te viktimave te dhunes ne familje, i ngarkohen me pergjegjesi ligjore pushtetit vendor dhe eshte nje moment ne te cilin duhet te reflektojme te gjithe, per ta marre ne konsiderate kete nevoje per arritjen e standardeve te barazise gjinore dhe minimizimin e dhunes ne familje, pasi qendrat jane nje element shume i rendesishem. Ne muajt e pare te vitit te ardhshem, do te vihet ne funksionin per here te pare Qendra Kombetare e Rehabilitimin", thote Ana Xheka, drejtoreshe e Politikave te Shanseve te Barabarta ne Ministrine e Punes.
Rastet
Gjate 9 muajve te pare te ketij viti, jane raportuar mbi 900 raste te dhunes ne familje. Nderkohe qe shumica e tyre kane bere denoncime prane Policise se Shtetit dhe kane te drejten e mbrojtjes. "Ne kemi 990 raste dhune ne familje, te raportuara ne dyert e policise e shtetit nga 880 raste qe ka pasur komplet viti i kaluar. Njekohesisht nga 990 raste qe jane denoncuar prane organeve te Policise se Shtetit, ne 640 raste policia ka ngritur kerkese padi dhe jane trajtuar 640 raste me urdher mbrojtjeje nga gjykatat respektive te rretheve", tha Xheka. Ministria e Punes deri ne daten 10 dhjetor do te vazhdoje fushaten sensibilizuese ndaj dhunes ne familje, e cila rastet me te shumta i shenon tek femrat dhe 18 raste jane dhune e ushtruar ndaj meshkujve.