Vodafone Albania mbështet koncertin e radhës të sezonit Klasik
kuinteti nën interpretimin e Neofonia Ensemble. Grupi Neofonia Ensemble do të luaj pjesë nga muzika e Astor Piazzolla, si dhe nga albumi i tyre Concierto para Quinteto përfshirë këtu, Vuelvo al sur, Michelangelo 70, Oblivon, Chador etj. Neofonia Ensemble është formuar si grup në vitin 1994 dhe drejtohet nga Gianni Mola. Ky grup konsiderohet nga kritika si një nga grupet muzikore italiane me repertorin më impenjiativ. Neofonia Ensemble ka bashkëpunuar me një nga zërat më autentik të Amerikës së Jugut, i mirënjohuri Astor Piazzolla. Ky bashkëpunim i ka dhënë një tjetër dimension muzikës së tyre. Ky grup kuinteti ka fituar çmimin ndërkombëtar Piazzolla në 1996, ndërsa në 1995 arriti të fitonte vendin e dytë të edicionit. Neofonia Ensemble performon shpesh në emisionet e RAI dhe ka marrë pjesë në evenimente të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare. Pas koncertit në Tiranë, Neofonia Ensemble do të vazhdoj turneun e tij në Madrid, Budapest, Paris, New York, Kili, Buenos Aires dhe Argjentinë. Albumi Concierto Para Quinteto, pjesë nga i cili do të performohet live për kënaqësinë e publikut shqiptar, është albumi i dytë i tyre. Vodafone Albania vijon të jetë një nga mbështetësit më besnik të artit dhe muzikës në vend, duke i ofruar publikut shqiptar emocione dhe kënaqësi të njëpasnjëshme.