E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vodafone Club, gati oferta e re

Anëtarët e komunitetit Nr.1 të telefonisë celulare Vodafone Club kanë dhe një arsye më tepër për të shijuar plotësisht këtë verë. Tashmë Vodafone ka prezantuar ofertën e Paketës së Komunikimit Mix 1000, e cila e bën komunikimin me telefonata, mesazhe dhe internet jo vetëm shumë të leverdishëm, por edhe shumë të thjeshtë. Anëtarët e Vodafone Club tashmë, duke telefonuar në 131, mund të blejnë paketën e komunikimit Mix 1000, e cila përmban 1000 kohe komunikimi, për vetëm 1 000 lekë (me TVSH). Çdo minutë telefonate dhe çdo SMS/MMS brenda grupit Vodafone Club dhe çdo MB për përdorim interneti është i barabartë me një njësi komunikimi që kushton vetëm 1 leke (me TVSH). Në këtë mënyrë klientët e Vodafone Club mund ta shpenzojnë paketën e komunikimit si të dëshirojnë, pa u shqetësuar për kostot dhe në të njëjtën kohë mund të jenë të informuar për balancën e njësive të ngelura. Kjo paketë komunikimi është e vlefshme për një muaj nga data e aktivizimit, por klientët mund të blejnë deri në dy paketa të tilla brenda 30 ditëve. Veç kësaj, klientët mund ta kombinojnë paketën e komunikimit Mix me çfarëdolloj paketë tjetër minutash kombëtare apo ndërkombëtare apo paketave me SMS/MMS dhe të internetit. Vini re se për këtë ofertë aplikohen kushte dhe afate. Për më shumë informacion, ju lutem kontaktoni me Shërbimin e Kujdesit për Klientin në numrin 140.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›