E Diel, 1 Nëntor 2026

Buxheti i ri, shkurtime në të gjitha institucionet, rritje vetëm për qeverinë

SHKRUAN: Blerina Hoxha 06-07-2011 12:08

Të gjitha institucionet, përveç Qeverisë, Gjyqësorit dhe ILDKP-së futen në një periudhë të re diete, pas projekt-buxhetit të prezantuar dje nga ministri i Financave. Ja sa shkurtohet buxheti për të gjitha institucionet shtetërore

Shkurtimet në buxhet me 18.3 miliardë lekë, të cilat dje u miratuan në parim në komisionin parlamentar të Ekonomisë nuk kanë prekur Këshillin e Ministrave, Gjyqësorin dhe Inspektoriatin e Deklarimit të Pasurive. Projektbuxheti i prezantuar dje nga ministri i Financave, Ridvan Bode, parashikon shkurtime për të gjitha institucionet buxhetore, të cilat janë zbardhur nga gazeta “MAPO”. Këshilli i Ministrave është i vetmi institucion që shton buxhetin me 40 milionë lekë. Më pas vjen vala e shkurtimeve, që nis nga Presidenca me 40 milionë lekë. Ndërkohë që shpenzimet korrente janë shkurtuar me 5,6 miliardë lekë, shpenzimet kapitale me 7.8 miliardë lekë, fondi rezervë me 428 milionë lekë, fondi i kontingjencës me 1.2 miliardë lekë dhe fondi i rritjes së pagave dhe pensioneve me 799 milionë lekë. Sipas projektit të Financave, edhe pse do të kemi një ulje të treguesve buxhetorë, rritja e pagave dhe pensioneve do të realizohet. Fondi i përgjithshëm i planifikuar nga Qeveria për rritjen e pagave dhe pensioneve do të jetë 2.6 miliardë lekë, nga të cilët 1 miliardë lekë për rrogat dhe 1,6 miliardë lekë për pensionet. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Financave, totali i të ardhurave për katër muajt e parë të vitit janë rritur me 0.8% në terma vjetorë. Ndërsa mbledhja e të ardhurave ka qenë rreth 7.3 miliardë lekë më pak ose 5.4 për qind më pak se objektivi për këtë periudhë. Ndërsa shpenzimet arritën në fund të majit në rreth 150.5 miliardë lekë ose 9.6 për qind më të larta se një vit më parë. Kjo tendencë e të ardhurave dhe shpenzimeve solli një rritje të fortë të deficitit buxhetor e rriti deficitin buxhetor 10 herë më shumë, krahasuar me pesëmujorin e parë të vitit 2010. Ndërkohë që në rishikimin që i është bërë buxhetit, ekspertët kanë marrë në konsideratë shkurtime në pjesën e projekteve dhe zërave që nuk i kanë konsumuar fondet sipas programit fillestar të buxhetit. Është bërë traditë tashmë që në mes të vitit buxheti i shtetit të rishikohet me qëllim riorientimin e fondeve në strukturimin e tyre, në raport me realizimin. Përvoja ka treguar se, kur ka të ardhura më tepër se programi, miratohet buxheti shtesë në korrik, por kur të ardhurat janë më të ulëta se plani i fillim vitit, bëhen disa shkurtime, me qëllim mbajtjen e deficitit buxhetor nën kontroll. Mirëpo, duke marrë në konsideratë zhvillimet buxhetore të katërmujorit të parë të këtij viti, duket se rishikimi i buxhetit do të vijojë me ristrukturim fondesh, pasi ritmet e rritjes së shpenzimeve janë shumë më të larta se ritmet e rritjes së të ardhurave.

Shpenzimet e Buxhetit të Shtetit, sipas grupeve kryesore, janë:

Ishin bëhen shuma e shkurtuar

Shpenzimet korrente 240 754 235 131 5 623

Shpenzimet kapitale 81 743 73 894 7 849

Fondi rezervë 1 928 1 500 428

Fondi i kontingjencës 4 865 3647 1 218

Fondi për rrit. e pagave dhe pens. 3 533 2 734 799

Treguesit e buxhetit në fillim të vitit

Të ardhurat 362 mld lekë

Shpenzimet 409 mld lekë

Deficiti 46.8 mld lekë

Treguesit e buxhetit të rishikuar

Të ardhurat 343.8 mld lekë

Shpenzimet 390.6 mld lekë

Deficiti 46. 8 mld lekë

Shkurtimet

Institucionet ishin bëhen

Presidenca 168 000 164 000

Kuvendi 1 321 900 1 145 900

Këshilli Ministrave 340 000 380 900

Prokuroria e Përgjithshme 1 735 000 1 728 000

Gjyqësori 1 770 000 1 776 000

Gjykata Kushtetuese 100 909 101 409

Agjencia Telegrafike Shqiptare 93 390 90 490

Partitë Politike 215 000 215 000

Instituti Statistikës 1 417 000 1 389 000

Shkolla e Magjistraturës 55 016 52 416

Fondi i Zhvillimit Shqiptar 9 830 000 8 212 000

Qendra Kinematografisë 119 474 101 474

Këshilli i Lartë i Drejtësisë 87 300 82 300

Avokati i Popullit 84 920 82 470

Komisioni i Shërbimit Civil 42 358 42 758

KQZ 701 000 700 200

Ins. i Deklarimit të Pasurive 86 409 89 609

Autoriteti i Konkurrencës 160 579 159 379

Ministria e Ekonomisë 2 613 660 2 258 360

Ministria e Bujqësisë 6 861 788 6 418 300

Ministria e Transportit 48 640 269 45 814 269

Ministria e Financave 7 561 366 7 324 366

Ministria e Arsimit 40 394 457 38 304 809

Ministria e Turizmit 3 201 104 3 104 843

Ministria e Shëndetësisë 29 617 565 28 774 944

Ministria e Drejtësisë 6 468 680 5 865 578

Ministria e Jashtme 2 271 516 2 163 516

Ministria e Brendshme 16 275 841 15 622 841

Ministria e Mbrojtjes 21 631 500 19 864 500

Shërbimi Informativ Shtetëror 1 322 500 1 302 500

Drejt. e Radio Televizionit 440 229 380 299

Drejtoria e Arkivave 174 800 169 800

Akademia e Shkencës 84 500 81 500

Kontrolli Lartë i Shtetit 276,131 266 131

Ministria e Punës 50 431 000 50 201 000

Ministria e Mjedisit 1 866 071 1784 071

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›