E Diel, 1 Nëntor 2026

INSTAT: Në tre muajt e parë, ekonomia u rrit 3,4%

Ekonomia shqiptare është rritur në tre muajt e parë të vitit 2011 me 3,4%. Shifrat i ka raportuar dje Instituti i Statistikave. Ky nivel rritje është në terma vjetorë dhe në këtë rritje ka ndikuar sektori i industrisë dhe rigjallërimi i ndërtimit, të cilat u rritën respektivisht me 12.4 dhe 4.8 për qind. Rritje ka patur edhe sektori i transportit me 13.3 për qind, por për shkak të peshës së ulët që ka në ekonomi Vlera e Shtuar nga ky sektor mbetet sërish e ulët. Në degët e tjera bujqësia u rrit me 2.8 për qind, ndërsa tregtia me 4.4 për qind. Rënie ka patur për sektorin e poste-telekomunikacionit, i cili u tkurr me 5.1 për qind, ndërsa shërbimet e tjera me 0.6 për qind. Edhe pse rritja me 3.4 për qind është më e lartë sesa në tremujorin e parë të vitit të kaluar, sërish ajo mbetet ndër më të ulëtat që nga viti 2005.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›