E Diel, 1 Nëntor 2026

Vodafone, gati ofertën verore, deri 1000 minuta falas

Klientët me parapagesë të Vodafone Albania, tashmë mund të përfitojnë deri 1000 minuta dhe 100 MB bonos, përmes rimbushjeve elektronike “e-top up”. Vodafone Albania vjen tashmë me një ofertë akoma më të favorshme, për të gjithë klientët e vet me parapagesë që rimbushin llogarinë e tyre elektronikisht përmes shërbimit “e-top up”. Për çdo rimbushje elektronike prej 1,200 Lekë (me TVSH) deri 1,999 lekë (meTVSH), klientët “Vodafone Club” do të përfitojnë 300 minuta brenda grupit Club, si dhe 30MB internet, ndërsa klientët e planeve tarifore me parapagesë “Vodafone Card” dhe “Vodafone U Control 1500” do të përfitojnë 60 minuta brenda rrjetit si dhe 30MB. Por kjo nuk është gjithçka. Për çdo rimbushje elektronike me të paktën 2,000 Lekë (me TVSH), klientët e “Vodafone Club”, “Vodafone Card” and “Vodafone U Control 1500” do të kenë mundësinë të zgjedhin llojin e bonusit që përfitojnë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›