E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vodhën banka, kapen ‘shokët’ e Zanit Caushit

VLORË -Rikthehet 'banda e Zani Çaushit'. Vëllezërit e Leonard Idrizit, krahut të djathtë të Zani Çaushit, i cili mbeti i vrarë gjatë trazirave të vitit '97, janë arrestuar gjatë ditës së djeshme, si pjesë e një grupi kriminal. Bardhi dhe Fatjoni Idrizi, janë dy vëllezërit e Leonardit, emri i të cilit pas vdekjes i ka kaluar Bardhit, i cili në deklaratat e shpërndara nga Policia e qytetit bregdetar, figuronte me emrin Nardi.

Operacioni i koduar 'Sfida 2' ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e Nardi dhe Joni Idrizit, Mario Metës, Armando Likës, shtetasit me iniciale E.H, M.V dhe A.D si dhe Elton Velikon e Rexhino Aliun.

Sipas policisë së qytetit bregdetar të arrestuarit kanë grabitur në bashkëpunim nën kërcënimin e armës dhe të maskuar 9 pika karburanti dhe një kazino në Vlorë. Gjithashtu janë siguruar edhe provat shkencore që i imlikojnë autorët në vjedhjet me armë, vepra të cilat janë pranuar prej tyre.

Sipas policisë të gjithë anëtarët e grupit kriminal kanë qënë tëpër të dhunshëm dhe të rrezikshëm gjatë kryerjes së grabitjeve dhe nga specialistët e hetimit klasifikohen si një nga 2 grupet më të rrezikshme kriminale që kanë vepruar 5 vitet e fundit në qytetin e Vlorës, pas grupit të vjedhjeve me armë të bankave dhe kazinove, të goditur në kuadër të operacionit “Sfida 2” .

(GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›