E Shtunë, 31 Tetor 2026

Viti i ri shkollor, sot nis shpërndarja e teksteve

Nis sot shpërndarja e teksteve shkollore në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme në mbarë vendin. Ministria e Arsimit dhe Shkencës tha se nxënësit mund t`i tërheqin librat deri më 10 shtator, në të gjithë shkollat ku ata studiojnë.
 

Ata duhet të tërheqin faturën, në mënyrë që të përfitojnë nga subvencioni, i cili arrin deri në masën 100% për kategori të veçanta nxënësish. Gjithashtu është parashikuar që romët dhe pakicat minoritare t`i përfitojnë librat falas ditën e parë të shkollës.
 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka marrë masat që të nisë menjëherë shpërndarja e librave, dhe titujt e teksteve shkollore janë shtypur të gjitha në masën 100 për qind dhe nuk ka asnjë mungesë teksti.
 

MASH do të ndjekë të gjithë procesin për të mos lejuar asnjë vonesë në shpërndarjen e librave, e cila do të vazhdojë deri në datën 10 shtator, ditë kur nis dhe viti i ri shkollor 2012-2013.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›