Policia lufton me trafikantet e droges kapen 150 kg heroine 6 ne pranga
Gjate shkembimit te zjarrit me policine ka mbetur i plagosur lehte nje prej trafikanteve qe po transportonte drogen drejt Rinasit
Operacioni antidroge Eskorta eshte kthyer ne nje beteje te armatosur mes policise dhe trafikanteve te droges pasi keta te fundit thirrjeve te uniformave blu per te ndaluar u jane kunderpergjigjur me bresheri plumbash. Ne oret e para te mengjesit te dites se djeshme nga strukturat antidroge u sekuestruan 150 kilogram marijuane. Rrugetimi i lendes narkotike nga Shqiperia drejt tregjeve te tjera u nderpre ne mes nga finalizimi i operacionit policor antidroge i koduar Eskorta. Operacioni u zhvillua ne oret e para te mengjesit ne rrugen nacionale Tirane - Kruje. Policia vuri ne pranga 6 persona dhe sekuestroi 3 automjete te cilat po transportonin lenden narkotike. Si pasoje e shkembimit te zjarrit mes policise dhe grupit te trafikanteve njeri prej te arrestuarve mbeti i plagosur lehte. Ne saje te nje hetimi intensiv disa mujor u arrit goditja ne kohe e kesaj linje shperndarjeje me shumice dhe tregtimi ne kryeqytet. Lende e cila dyshohej se kultivohej ne qytetin e Krujes me qellim tregtimin e saj ne Tirane. Mesohet se shtetasit kane qelluar me arme zjarri pistolete ne drejtim te automjeteve te policise ku keto te fundit me synim ndaljen e automjeteve kane qelluar ne drejtim te gomave duke plagosur keshtu ne pjesen e kembes shtetasin Olgert Musta i cili aktualisht po merr mjekim ne spital dhe eshte jashte rrezikut per jeten - beri te ditur zedhenesja e Policise se Tiranes Alma Katragjini.
Operacioni
Pas disa muaj hetimesh intensive ne oret e para te mengjesit te se enjtes policia realizoi me sukses operacionin antidroge te koduar Eskorta. Specialistet e kundernarkotikeve sekuestruan 150 kilograme droge dhe vune ne pranga gjashte persona perdorues dhe shperndares te lendes narkotike qe po transportonin drogen nga Kruja drejt Tiranes. Zedhenesia e policise Alma Katragjini beri me dije se te arrestuarit jane Olgert Musta 21 vjec banues ne Mamurras Kurbin Arjan Saka 21 vjec banues ne Tirane Gazmir Saka 23 vjec banues ne Thumane Kruje Altin Saka 32 vjec lindur e banues ne Thumane Kruje Muharrem Zalla 36 vjec lindur dhe banues ne Fushe-Kruje dhe Klodian Lami 21 vjec banues ne Shesh te Pezes Tirane. Arrestimi i tyre u be ne segmentin rrugor te Aeroportit te Rinasit ku te arrestuarit po udhetonin me tri automjete te ndryshme. Shkembimi i zjarrit me policine ka filluar ne nje rruge dytesore. Ne momentin e nderhyrjes se strukturave Antidroge si dhe Njesise Operacionale dhe Speciale shtetasit e lartpermendur gjate udhetimit ne rruge dytesore te fshatit Ndermjetas dhe pikerisht me automjetin tip Mitsubishi Pajero me targa TR 4310 K me drejtues shtetasin Olgert Musta ka qelluar me arme pistolete ne drejtim te automjeteve te policise te cilet ishin ne ndjekje per ndalur dhe kapur tre automjetet. Sipas zedheneses Katragjini shkembimi i zjarrit nisi pasi transportuesit e droges nuk iu binden thirrjeve te policise per te ndalur. Me synim ndaljen e automjeteve efektivet e policise kane qelluar ne drejtim te gomave duke plagosur keshtu ne pjesen e kembes drejtuesin e njerit prej automjetit shtetasin Olgert Musta. I plagosuri u cua ne spital per te marre mjekimin e nevojshem.
Hetimi
Hetimi per transportimin e lendes narkotike prej grupit te trafikanteve te arrestuar kishte nisur prej disa muajsh. Sipas policise droga dyshohet se kultivohej ne Kruje dhe kishte si treg baze kryeqytetin. Efektivet e antidroges bejne me dije se nga kontrolli i ushtruar ne automjetin tip Mitsubishi Pajero u gjenden e 19 thase te mbushur me bime te dyshuar narkotike e llojit kanabis sativa me peshe 150 kg. Gjithashtu ne cilesine e proves materiale u sekuestruan edhe nje arme zjarri dhe tri automjete te cilat kane sherbyer per transportimin e bimes narkotike nga qyteti i Krujes per ne drejtim te Tiranes. Ndaj te arrestuarve u mor masa e arrestit ne flagrance per vepren penale Prodhim shitje te lendeve narkotike ne bashkepunim dhe materialet i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per hetime te metejshme.
Ne vazhdim te operacioneve antidroge po dje nga Seksioni kunder Narkotikeve u arrestuan 6 persona. Arrestimi i tyre u be pasi dje rreth ores 2345 ne rrugen Qemal Stafa ne Tirane prane diskos Venu ne nje banese private ne pronesi te shtetasit Ledio Velo nga sherbimet e policise te komisariatit nr. 4 u kapen ne flagrance me 300 grame lende e dyshuar narkotike kanabis sativa. Policia e kryeqytetit ben me dije se te arrestuarit jane Engert Alla 18 vjec banues ne Tirane Euglen Thimjo 18 vjec banues ne Tirane Gledis Hoxha 20 vjec banues Tirane me arsim 12 klase i padenuar Ildi Mahmuti 18 vjec banues ne Tirane Ledio Velo 21 vjec lindur dhe banues ne Tirane dhe Sokol Balili 20 vjec banues ne Tirane. Gjate kontrollit te ushtruar policia sekuestroi ne cilesine e proves materiale 300 grame bime me ngjyre jeshile me arome dhe karakteristika si ajo e bimes narkotike kanabis sativa dhe pese telefona celulare te tipave te ndryshem. Materialet i kaluan prokurorise per vepren penale te Prodhimit mbajtjes dhe shitjes se narkotikeve.
Te arrestuarit
Operacioni i pare
Olgert Musta 21 vjec banues ne Mamurras Kurbin
Arjan Saka 21 vjec banues ne Tirane
Gazmir Saka 23 vjec banues ne Thumane Kruje
Altin Saka 32 vjec lindur e banues ne Thumane Kruje
Muharrem Zalla 36 vjec lindur dhe banues ne Fushe Kruje
Klodian Lami 21 vjec banues ne Shesh te Pezes Tirane
Operacioni i dyte
Engert Alla 18 vjec banues ne Tirane
Euglen Thimjo 18 vjec banues ne Tirane
Gledis Hoxha 20 vjec banues Tirane me arsim 12 klase i padenuar
Ildi Mahmuti 18 vjec banues ne Tirane
Ledio Velo 21 vjec lindur dhe banues ne Tirane
Sokol Balili 20 vjec banues ne Tirane
Provat e sekuestruara
Operacioni i pare
1 arme zjarri pistolete
150 kg lende narkotike e llojit kanabis sativa
3 automjete me te cilat po transportohej droga
Operacioni i dyte
300 grame kanabis sativa
5 telefona celulare te tipave te ndryshem