Vodhen kabinat elektrike ne Ndroq ne 2008-en zbulohen dy autoret
Tirane 10 janar 2011 NOA - Sherbimet e Komisariatit te Policise Nr.6 ne Tirane kane arrestuar ne flagrance dy shtetas pasi dyshohet se ne bashkepunim me njeri-tjetrin kane vjedhur kabinen elektrike te ndodhur ne fshatin Bultice te Komunes Vaqarr ne Tirane. Alma Katragjini zedhenese e Policise se Tiranes tha ne nje konference per shtyp se eshte arrestuar Lorenc ezar Pera 32 vjec banues ne fshatin Yzberisht ne Tirane dhe 22-vjecari Ilber Enver Hasalami banues ne Koder Mezez.
Gjate hetimit policor rezultoi se dy te arrestuarit ishin autore te vjedhjes se kabines elektrike fidri 4 ne Ndroq dhe kabines elektrike fidri 1 ne Ndroq vjedhje te kryera ne 26.09.2008.
Pas kontrollit te tyre ne cilesine e proves materiale dy shtetasve iu sekuestrua 30 kg. baker i vjedhur nje pompe uji me mbishkrimin dy dara dore te medha 5 celesa te llojeve te ndryshme dy pale doreza nje leve hekuri te cilat sherbenin per te realizuar vjedhjet si dhe nje mjet tip Benz me targa TR 3701 F qe sherbente per transportimin e mallrave te vjedhur.
Lorenc Pera dhe Ilber Hasalami akuzohen po ndiqen penalisht nga Prokuroria e Tiranes per vepren penale te vjedhjes.
mit/NOA