E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shoqërohen qindra te rinj

Qindra te rinj mes tyre edhe adoleshente janë shoqëruar gjate 24 orëve te fundit nga komisariatet e policisë se Fierit e Vlorës. Burime zyrtare bëjnë me dije se gjithçka është bere për procedure verifikimi me qellim parandalimin e krimeve. Por ne fakt ndalimi i te rinjve ka shkaktuar reagimin e ashpër te prindërve. Mesnata i ka gjetur dhjetëra prej tyre duke protestuar para komisariatit te fierit. Madje ata kane akuzuar policinë se i ka keqtrajtuar te miturit. Pas situatës se krijuar ne komisariat ka mbërritur pas mesnatës edhe deputeti socialist i Fierit Armando Subashi, i cili ka kërkuar sqarime nga drejtuesit e policisë. Shume prej te shoqëruarve qe janë bere nga lokalet, restorantet, pikat e internetit, apo edhe duke ecur ne rruge, kane qene edhe nga qyteti i patosit. "Shoqërimi është bere ne kushtet e terrorit dhe te presionit. Ne disa raste është tejkaluar edhe kompetenca e policisë," deklaron kreu i Bashkise se Patosit, Bardhi Meli. Vetëm pas orës 01:00 te mëngjesit te se dielës janë liruar te shoqëruarit e pare ne Fier. Operacioni ne Vlorë nuk është kufizuar vetëm me shoqërimin e te rinjve qe i duken te dyshuar policisë, por edhe me bllokimin e dhjetëra makinave me xhama te zinj e pa dokumentacion te rregullt. Drejtues te policisë se Vlorës sqarojnë se aksioni do te vazhdoje për 10 dite me urdhër te drejtorit te policisë se shtetit, pas ngjarjeve te fundit kriminale qe kane ndodhur ne vend.

Shpërndaje          

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›