E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet sërish "Gërdeci", proteston gjykata

Procesi për tragjedinë e Gërdecit është shtyre për te 16-ën here ne gjykatën e Tiranes. Motivi ka qene i njëjte: mungesa e disa prej avokateve mbrojtës. Këtë radhe ne seance nuk u paraqiten 5 mbrojtës ligjore, çka ka sjelle edhe reagimin e trupit gjykues. Ne një deklarate për shtyp, gjykata e Tiranes i ka kërkuar dhomës se avokatisë qe te ndërhyje për te frenuar këtë fenomen, i cili prej shume kohesh ka bere te pamundur zhvillimin e një procesi normal. Edhe me herët ka patur kundërshtime nga palët, por ne asnjë rast nuk ka patur zgjidhje. Seancën e fundit te vitit te kaluar, prokuroret deklaruan se do te verifikonin raportet qe dorëzonin avokatet, por nuk ka ende asnjë te dhënë mbi këtë kontroll.

Shpërndaje          

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›