E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitet e moshuara në Lezhë

Persona të panjohur kane lidhur të zonjën e shtëpisë në fshatin Lal i Ri ne Lezhë dhe kane grabitur një shume parash. Ngjarja ndodhi ne orët e para te mëngjesit. Mësohet se ne banese ndodhej vetëm e moshuara. Pasi e kane lidhur gruan, grabitësit kane kontrolluar derisa kane gjetur vendin ku ishin paratë. Me pas ata janë larguar duke e lënë te moshuarën te lidhur. Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autoreve.

Shpërndaje          

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›