Vodhën kabllot, pranga katër punonjësve të OST
Arrestohen në Tiranë 4 punonjës të Operatorit të Sistemit të Transmetimit pasi akuzohen për vjedhje. Sipas policisë së Tiranë janë arrestuar shtetasit Roland Brahja 39 vjeç, Gjin Tali 42 vjeç, Lulëzim Dosti 37 vjeç, dhe Azgan Dushaj 42 vjeç, të katërt janë me detyrë elektriçist në Operatori i Sistemit të Trasmetimit.
Policia thekson se të arrestuarit dyshohet se janë autorë të dyshuar për këputjen dhe më pas vjedhjen e një sasie të konsiderueshme teli alumin elektrik 110 kv, vjedhje e ndodhur në Fushë të Zaltës, në Komunën Kashar.
Pas një kallzimi të depozituar nga punonjës të Operatorit të Sistemit të Trasmetimit, filloj hetimi disa mujor me synim identifikimin e autorëve të këtyre vjedhjeve të përsëritura.
Dyshohet se këto punonjës, pasi kryenin vjedhjen në bashkëpunim përmes tyre, më pas i shisnin ato për skrap.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një sasi teli alumini prej 250 kg, një automjet tip minibuz në pronësi të KESH.