Policia Kujdes nga llotarite e rreme me sms

Ne nje njoftim per publikun policia e shtetit ka bere me dije se me date 25 prill nje mesazh ka qarkulluar ne telefonat celulare te qytetareve duke i njoftuar ata per nje llotari. Sipas policise mesazhi eshte i rreme duke perbere keshtu nje nga mashtrimet me serioze te bera ndonjehere.
Informojme opinionin publik se mesazhi ne fjale eshte nje nga format me te spikatura te mashtrimeve kompjuterike te kryera nepermjet Internetit. Ky mashtrim kryhet nepermjet postes elektronike duke njoftuar marresit e mesazheve se jane shpallur fitues te cmimeve te rreme ne shuma te medha me qellim perfitimin prej tyre ne menyre te paligjshme te parave apo perdorimin e te dhenave te tyre personale per qellime kriminale. thuhet ne deklarate.
Mesazhi ne fjale mesohet te jete derguar nga perdoruesi T-Com. Sipas policise Sektori Kunder Krimeve Kompjuterike ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit po kryen hetimet e duhura per vepren penale te Mashtrimit Kompjuterik parashikuar nga neni 143/b i Kodit Penal.
Redaksia Online