E Diel, 1 Nëntor 2026

Vodhën kasafortë me 11 mijë euro brenda, tre në pranga

Gazeta Shqip

Tre persona janë vënë në pranga ditën e sotme nga ana e policisë së Tiranës me akuzën e vjedhjes.
Sipas të dhënave të policisë së kryeqytetit, Miklain Metalia, Dritan Rexhaj dhe Ali Kastrati kanë grabitur një kasafortë në një magazinë me materiale ndërtimi në rrugën Siri Kodra, brenda të cilës ndodheshin 11 mijë euro.

3 të arrestuarit, pasi e kanë grabitur, e kanë shkatërruar kasafortën dhe kanë mundur të marrin paratë që ndodheshin brenda saj.

Përmes hetimeve intensive policia arriti të siguronte prova se tre shtetasit tashmë të arrestuar ishin autorët e grabitjes.
8 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)

Vodhën kasafortë me 11 mijë euro brenda, tre në pranga burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›