E Diel, 1 Nëntor 2026

Vodhen transformatorin dhe lane fshatin pa uje arrestohen dy autoret

Permet 15 prill NOA 8211 Policia e Permetit ka arrestuar ne flagrance dy persona per vjedhje te transformatorit elektrik te fshatit te tyre ndersa ka sekuestruar ne cilesine e proves materiale bobinat mjetet prerese si dhe automjetin qe ata kane perdor per transportuar materialet e vjedhura.

Ngjarja konfirmohet burimeve policore te qytetit jugor per agjencine e Lajmeve NOA sipas te cilave fillimisht ato kane mesuar rreth vjedhjes ne fjale pas nje telefonate anonime se ne fshatin Bedyqas ishte vjedhur transformatori qe furnizon me energji elektrike stacionin e pompave te ujit te pijshem te ketij fshati.

Menjehere u organizua puna per zbulimin e autoreve te kesaj vjedhje dhe u be e mundur qe rreth ores 14.00 te dites se djeshme te evidentoheshin dy persona nga Tepelena si autore te dyshuar te saj.

Konkretisht emrat e tyre jane Albion Kalemi 23 vjec dhe Rimel Shehu 24-vjec qe te dy lindur dhe banues ne fshatin AneVjose te Tepelenes.

Nga kontrolli u gjeten dhe u sekuestruan ne cilesine e proves materiale bobinat elektrike  teli i bakrit te bobinave disa celesa qe keta dy persona kishin perdorur per te cmontuar transformatorin si dhe automjeti tip Fiat Punto me targa ATB 1818 ne pronesi te Albion Kalemit te cilin e kishin perdorur per te transportuar materialet e vjedhura.

Nga ana e policise u be sekuestrimi ne cilesine e proves materiale i gjithe sendeve te gjetura si dhe arrestimi i dy personave te lartpermendur per vepren penale te Vjedhjes   kryer ne bashkepunim veper kjo e parashikuar nga nenet 134 dhe 26 te Kodit Penal.

Materialet i kaluan Prokurorise se Permetit per veprime te metejshme.

n.e/NOA

Lajme te ngjashmeNuk ka lajme te ngjashme LidhjeAlbion Kalemi Bedyqas Rimel Shehu Tepelene transformatori

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›