E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vodhi me armë qendrën e lotarisë, arrestohet

KRUJË- Ka përfunduar në pranga autori i dyshuar për grabitjen me armë të një pike loto-sporti, shtetasi Ismet Rryçi, 40 vjeç. Sipas burimeve policore, ky shtetas është autor i ngjarjes se ndodhur më datë 11 shtator në qytetin e Fushë-Krujës, ku rreth orës 23.10 ka kryer vjedhjen me arme të dyqanit Euro -Loto, në pronësi të shtetasit A.K. Pasi ka qëlluar me armë (automatik), duke shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme ai ka marrë shumën prej 400.000 mijë lekësh dhe është larguar nga vendi i ngjarjes me një makinë me targa të Kosovës. Pas ngjarjes u bë i mundur identifikimi i autorit dhe u shpall në kërkim.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›