Vodhi shtetasen malazeze pranga 20-vjecarit
Nje 20-vjecar eshte arrestuar nga policia e Shkodres diten e djeshme pasi akuzohet se i ka vjedhur nje shume prej 10 mije euro dhe canten qe kishte me vete nje 51-vjecare malazeze. Ngjarja ndodhi rreth ores 0630 ne fshatin Vukpalaj te rrethit Malesi e Madhe.
Policia ben me dije se shtetasja me iniciale J. M. banuese ne Podgorice te Malit te Zi po udhetonte ne drejtim te Rinasit me automjetin e saj tip Toyota kur u grabit nga persona te paidentifikuar te cilet i vodhen nje shume prej 10.000 eurosh si dhe nje cante dore me sende personale. Gjate hetimeve Policia e Shkodres identifikoi dhe kapi njerin prej autoreve te ngjarjes 20-vjecarin Ilirian Bardhi lindur e banues ne fshatin Aliaj Bajze ne rrethin e Malesise se Madhe dhe shpalli ne kerkim bashkautorin. Gjate kontrollit te policise 20-vjecarit iu gjet dhe sekuestrua canta e vjedhur bashke me sendet personale te 51-vjecares. Gjithashtu u gjet edhe shuma prej 5470 eurosh te cilat i perkisnin te demtuares. Bashke me kerkimin e autorit te dyte te vjedhjes policia po punon edhe per gjetjen e shumes se mbetur nga 10 mije eurot te cilat iu vodhen shtetases nga Mali i Zi.