Ndalohen tri femra per prostitucion
Tri femra nga komunat e Shkodres jane ndaluar dje nga uniformat blu te qytetit nen akuzen e ushtrimit dhe shfrytezimit per prostitucion. Operacioni kunder trafiqeve te paligjshme u finalizua ne oret e para te mengjesit me ndalimin e 38-vjecares E. S. lindur dhe banuese ne Dobrac komuna Rrethina Shkoder 37-vjecares D. P. lindur ne fshatin Kllogjen komuna Temal e banuese ne lagjen 3 Heronjte te qytetit Shkoder si dhe ndalimin e 62-vjecares Sh. M. lindur ne Malesi te Madhe dhe banuese ne lagjen 3 Heronjte. Ndalimi i tri femrave u arrit fale urdher-ndalimit te Prokurorise se Shkodres pasi ato kishin konsumuar veprat penale te ushtrimit te prostitucionit dhe te shfrytezimit te prostitucionit.