E Shtunë, 31 Tetor 2026

Voeller në Londër, Chelsea e arrin marrëveshjen!

Gazeta gjermane "Kicker" ka raportuar se drejtori sportiv i Bayer Leverkusen, Rudi Voeller është në Londër dhe se është arritur marrëveshja për talentin gjerman, Andrea Schurrle.

Raportohet se Chelsea ka arritur marrëveshje për detajet e transferimit të talentit gjerman. Voeller thuhet se ka përfunduar të gjitha dilemat e të ardhmes për Schurrlen.

Gazeta gjermane nuk zbulon detajet e marrëveshjes por thuhet se në pazar është futur edhe talenti i Chelseat, Kevin De Bryne./indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›