Benitez: Gerrard mirë që refuzoj Mourinhon e Chelsean

Rafael Benitez ka konfirmuar se sa ishte pjesë e Liverpoolit, ai ishte i informuar se Chelsea dhe Jose Mourinho po bënin çdo gjë për blerjen e Stiven Gerrard. Benitez ka kujtuar këtë kohë duke e vlerësuar si të qëllimshëm refuzimin e asaj kohe të Gerrard për të kaluar tek Chelsea.
"E mbajë mend kohën kur Liverpooli vështirë ishte të refuzonte ofertën e Chelseat për Gerrard. Ishte vetë Gerrard ai që vendosi të refuzoj një superofertë nga Chelsea. Unë i them atij se ai vendim ishte i duhur për karrierën e tij. Mourinho në skuadër kishte Makelele dhe Lampard, ndërsa Gerrard kërkohej si transfer. Gerrard vendosi të qëndroj përjetë në Liverpool sepse është legjendë e skuadrës. Për mua mbetet ndoshta lojtari më i mirë që ka njohur futbolli anglez. Në karrierë nuk kam punuar me ndonjë lojtarë më të mirë" deklaroj Rafa Benitez./Indeksonline/