Nëna e Cavanit "spiunon" të birin!

Edhe pse Edinson Cavani para pak ditësh deklaroj për mediat italiane se nuk dëshiron të flasë aktualisht për të ardhmen e tij, ka qenë nëna e tij që ka zbuluar dëshirat e sulmuesit të Napolit. Nëna e Edinson Cavanit ka qenë e ftuar në një radio uruguajane ku ka zbuluar planet e Cavanit.
"Edinson ka vendosur që të largohet këtë vit nga Napoli. Për të ka shumë skuadra të interesuara por ai nuk ka vendosur ende se ku të shkojë. Unë i kam thënë atij, se ti mund të shkoshë ku të duash, por askund nuk do të gjesh dashurinë që e ke te Napoli" ka deklaruar nëna e Edinson Cavanit./Indeksonline/