E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, burri ‘kanibal’ kafshon ish-bashkëshorten

TIRANË-Burri shfaq shenja kanibalizmi ndaj ish-gruas. Ngjarja e rrallë është shënuar në mes të muajit Prill, në zonën pranë Varrezave të Sharrës në Tiranë, ku një 52-vjeçar ka kafshuar për arsye xhelozie gruan S.E, e divorcuar prej tij.

Sipas policisë, 52-vjeçari N.V e ka dëmtuar në pjesë të fytyrës ish-gruan e tij me pretendimin që ajo të mos kishte mundësi të lidhej me njeri tjetër. Burri e ka kafshuar në buzë, qafë dhe vesh ish-bashkëshorten me inicialet S.E e lindur në Dibër e banuese në Tiranë, mandej duke i këputur dhe lëkurë dhe mish.

Më pas e ka lënë të shtrirë në tokë dhe është larguar në drejtim të paditur për t’u arrestuar para pak ditësh nga policia e Tiranës.
Ish-bashkëshortja ndërkaq është në spital ku po kuron plagët nga ish-burri. Policia e ka marrë në mbrojtje pas një urdhër-mbrojtjeje.
Duket se historia e ish-bashkëshortëve ka qenë e dhunshme prej kohësh.
Mësohet se një vit më parë gruaja kishte përfituar një urdhër-mbrojte që ish-i shoqi të mos i afrohej banesës së saj, në një distancë prej 50 metrash.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›