Pashkët, PDIU: Qëndrimi i autoriteteve greke nuk është ligjor
TIRANE- PDIU ka reaguar për çështjen e “amnistisë greke për dokumentet me toponime shqip”, duke thënë se të lejosh kalimin e shqiptarëve vetëm për festa nuk është një qëndrim ligjor, prandaj PDIU fton autoritetet greke ta rishikojnë përfundimisht këtë masë bllokuese.
“Siç është bërë e ditur policia greke në shenjë dhurate për festat e Pashkëve ka vendosur të tolerojë kalimin e atyre shtetasve shqiptarë me dokumente ku ka toponime shqip. Ky vendim i paraqitur si një lloj marrëveshje me autoritetet tona dëshmon megjithatë se qëndrimi i autoriteteve greke nuk është një qëndrim ligjor, i mbështetur mbi dokumentet ndërkombëtare, por një qëndrim i motivuar politikisht që mban parasysh luhatjet e humorit të segmenteve të caktuara të autoriteteve greke në varësi të zhvillimeve në vendin tonë. Nëse ata do të kishin një qasje legaliste, atëherë nuk mund të kishte dhuratë për festa, por qëndrim unik gjithmonë. PDIU ndërsa shpreh kënaqësinë që autoritetet greke nëpërmjet këtij pranimi, po lejojnë kalimin e qytetarëve tanë në kufijtë grekë që janë kufijtë e Europës së Bashkuar, bën thirrje për rishikimin përfundimtar të këtij vendimi bllokues, i cili në të vërtetë është antiligjor në të gjithë kuptimet. Ai cënon të drejtën e lëvizjes së lirë, të jetës në familje, të bashkimit familjar, të gjithë të drejtat e lidhura me shtetësinë për shkak të një problemi administrative në dokumenta. Pra ajo çka grekët e konsiderojnë një problem administrativ po cënon një sërë të drejtash themelore. Cdo jurist e di këtë dhe PDIU inkurajon shtetasit tanë që të sigurojnë një mbrojtje legale për këtë çështje. Shteti shqiptar duhet ta trajtojë këtë problem në këtë optikë: një e metë administrative sado e rëndësishme qoftë, nuk mund të cënojë një të drejtë themelore”, thuhet në deklaratën e PDIU-së.
(m.a/BalkanWeb)