Vogëlushja Mejsi 12 orë në operacion, mjekët i heqin masën e tumorit me sukses
TIRANE – Dy-vjeçarja Mejsi Xhaxhaj, e cila vuan nga një tumor i rëndë në kokë iu nënshtrua me sukses një operacioni tepër të vështirë në spitalin e Hanoverit në Gjermani.
Operacioni ka zgjatur më shumë se 12 orë, për shkak të rastit specifik. Prindërit e vogëlushes thonë se mjekët gjermanë kanë mundur të heqin tumorit 5 cm nga koka e vogëlushes, pa shkaktuar dëmtime në shikimin e vajzës.
Historia e dhimbshme e vajzës 2-vjeçare Mejsi Xhaxhaj u bë e njohur për publikun shqiptar, pas apelit të nënës së Mejsit, bërë në “News 24”, e cila bënte thirrje për ndihmë, për të shpëtuar jetën e vajzës së saj. Vajza ishte kuruar fillimisht në Greqi, për afro një vit, ku i ishte nënshtruar pa sukses edhe një operacioni në kokë.
Për rrjedhojë, tumori i rrallë i quajtur “Astrocitoma 2” rrezikonte brenda një kohe të shkurtër t’i merrte shikimin dhe më pas jetën, nëse 2-vjeçarja nuk operohej në kohë. Për më tepër, mjekët shqiptarë nuk dhanë asnjë shpresë për kurimin e saj, ndërsa strukturat shtetërore nuk reaguan që vajza të dërgohej në Gjermani, për t’iu nënshtruar operacionit që kushtonte jo pak, por 40 mijë euro pa llogaritur kohëqëndrimin në spital.
Të gjendur përballë murit të heshtjes institucionale, stafi i “News 24”, Gazetës Shqiptare, BalkanWeb dhe Radio "Rash" ndërmorën një nismë humanitare për t’i grumbulluar paratë e operacionit përmes dhurimit vullnetar. Aksionit më pas iu bashkuan qytetarë të shumtë, brenda dhe jashtë kufijve, mes tyre nxënës, studentë, biznesmenë dhe politikanë.
Një kontribut të veçantë dha edhe Bashkia dhe qytetaret e Fierit. Në fund të këtij akti solidariteti u arrit që në bankën “Credins” të grumbulloheshin afro 60 mijë euro, shumë kjo e mjaftueshme për operacionin e vogëlushes. “News 24” i bashkohet urimit të shqiptarëve dhe i uron Mejsit shërim të shpejtë.
(er.nu/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera 1-vjeçari me problem të rëndë në zemër, mjekët shqiptarë nuk marrin përsipër operacionin