‘Tragjedia e Himarës’, Florije Peci lind vajzë, pritet analiza e ADN se kush është babai
TIRANË- Lind vajzë Florije Peci, një nga të mbijetuarat e tragjedisë së Himarës.
22-vjecarja lindi në kushte normale në maternitetin e Tiranës, ndërkohë që Prokuroria do të bëjë analizat e ADN-së të cilat do të ndihmojnë në zbardhjen e atësisë së fëmijës.
Florije Peci në maj të vitit të kaluar, për shkak të plagëve të marra u dërgua për kurim në Austri. Por pikërisht këtu ka ndodhur edhe çudia, sepse sipas familjarëve të saj të cilët bënë kallëzimin në polici, gjatë kohës që Florija ka qenë në koma, me të është abuzuar seksualisht dhe ajo ka mbetur shtatzënë.
Aksidenti i 21 majit, në vitin 2012, shkaktoi 13 viktima, mes tyre 11 studente. Dy prej tyre Florie Peci dhe Eriselda Gubere, mbijetuan duke iu dhënë një mundësi të dytë jete.
(e.m/BalkanWeb)