23 qershori, Rama: Vendosni nëse e doni qeverinë në ‘qafë’, apo në krah
ERSEKË- Partia Socialiste prezantoi pasditen e sotme kandidatët për deputetë në Ersekë. Kreu i opozitës Edi Rama, gjatë fjalës së tij Kreu i PS-së, Edi Rama deklaroi se 23 qershori është dita ku shqiptarët do vendosin me votë për të ndarë të shkuarën nga e ardhmja.
“Votë për të ndarë të shkuarën nga e ardhmja, epokën e një Shqipërie që ka mbetur peng para televizionit, ku një gjysh me antiplumb dhe 300 roje thotë përralla nga mëngjesi deri në darkë, apo për një Shqipëri që zoti e ka bërë të begatë. 23 qershori është dita jo për të vendosur fitoren e një partie, ndaj një tjetre, por është dita për të vendosur nëse Shqipëria do të vijojë në rrugën e rrënimit apo do hapë rrugën e re për një rilindje shqiptare. Më 23 qershor është dita për të vendosur jo kush do të fitojë, Saliu apo Edi Rama, PD apo PS, por a do ta kenë më shqiptarët një qeveri në ‘qafë’ apo do kenë një qeveri të re ne krahun e tyre. A do vijojnë më të vuajnë shqiptarët për ujë të pijshëm, a do vijojë ti shohin shqiptarët tokat e tyre se si nuk kamë kanale vaditëse dhe kulluese apo do i japë fund legjendës së ujit dhe do bëhet vend normal në mes të Evropës me ujë si gjithë popujt Evropian dhe të Ballkanit, sepse Shqipëria sot ka mbetur akoma tek vargjet e Fan Nolit...”, u shpreh Rama.
Kryesocialisti Rama duke prekur situatën e krimit në vend, i bëri thirrje shqiptarë që ti japin fund kësaj plage që po rritet dita ditës, në rrugën e rrënimit, duke i ftuar që të ndryshojnë faqe përmes ‘rilindjes’.
“Shqiptarët goditen nga vështirësit dhe nga krim iqë ka marr kot anembanë, ndaj më 23 qershor familjet e zakonshme shqiptare nuk do votojnë për të ndërruar një kryeministër që është bërë si pikëpyetje me një kryeministër si pikëçuditje si puna ime”, u shpreh me ironi Rama duke shtuar se shqiptarët “do të votojnë për të ndaluar krimin dhe për ti dhënë fund rritjes së vazhdueshme të krimit në rrugën e rrënimit”.
Vota e 23 qershorit, sipas Ramës do të çlirojë punonjësit e administratës dhe shkollave, të cilët sipas tij tërhiqen zvarrë në mitingjet e Partisë Demokratike, nga frika e hakmarrjes.
“A nuk mendoni se 20 e kusur vite thuajse çerek shekulli janë mjafton për të dhënë mjaft shesheve të mbushura me robër të pushteti që merren zvarg nga shkolla dhe administrata për të brohoritur gjyshin me antiplumb. Vota e 23 qershorit është votë për të çliruar shkollat nga kthetrat e cdo pushteti është votë për të mos pasur mësues infermierë nëpunës, ku i mban peng pushteti”, tha Rama.
Kreu i PS-së, premtoi investimin prej 160 milionë dollarësh që sipas tij do ti japë fund problemit me sistemin e vaditjes dhe kullimit,. Teksa i kërkoi prindërve që të ndëshkojnë me votë qeverinë e cila është përgjegjëse për “57 % analfabetë funksionalë”. Rama nuk anashkaloi edhe planin për 'rilindjen e fshatit'.
Zotimet e Ramës
“Dua të mbyll me një zotim, ju zotohem se pas 4 vitesh kur të jemi me fushatën për zgjedhjet e ardhshme ky shesh do jetë i rindërtuar. Unë ju zotohem se pas 4 vitesh kur të mblidheni në këtë shesh të gjithë ju, por shumë më shumë se kaq do ndiheni më mirë se nuk do ketë toka që nuk ujitet, kullohen, nuk do ketë prodhime që kalben mbi tokë, nuk do ketë mësues që jetojnë me frikë në zemër dhe anë nëpër klasa me vendimin e partisë, por mësues që do i zgjedhe qeveria dhe komuniteti i prindërve”, u shpreh Rama.
(e.m/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Rama letër Llallës: Të ngrihet një Task Forcë për veprat penale në fushatën zgjedhore Rama në Pustec thirrje minoritetit maqedonas: Votoni Partinë Socialiste ‘Përmbytjet’, Rama: Berisha nuk ka se çfarë të premtojë, veçse të gënjejë Rama: Qeveria e Berishës, kompani private që bën biznes me pasuritë e shqiptarëve