E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ançeloti shumë pranë stolit të Real Madridit

Karlo Ançeloti është shumë pranë emërimit si trajner i Realit të Madridit. Sipas “L’Equipe”, ashtu edhe “Le Parisien”, thuhet së është thjesht çështje kohe. Klubi parizien është angazhuar në kërkim të një emri të ri për sezonin e ardhshëm dhe kuqeblutë janë duke negociuar me Mikael Laudrup. 48-vjeçari danez, i cili drejtoi në Angli një skuadër si Svansea, duke triumfuar në Kupën e Ligës, ka një kontratë me klubin uellsian deri në qershor të vitit 2015. Gjithsesi, Laudrup duket se është joshur nga oferta e klubit francez, pavarësisht se drejtuesit e tij i kanë ofruar vetëm një vit kontratë. 

Në fakt presidenti i ekipit kryeqytetas, Nasser Al-Khelaifi, është duke hasur vështirësi të mëdha për të bindur dikë që të firmosë me skuadrën e tij për vetëm një vit, për më tepër që skualifikimi i drejtorit sportiv të klubit, Leonardo, për një peridhë 9-mujore, ka bërë që planet të ndryshojnë krejtësisht. Emri i trajnerit emilian gjatë gjithë kësaj kohe është lakuar gjatë pranë klubit madrilen, sidomos pas dy ndeshjeve shumë të mira të Paris SG ndaj Barcelonës në çerekfinalet e Championsit. Në krahun tjetër “Le Parisien” këmbëngul në faktin se Ançeloti është gati për të firmosur dhe se tekniku italian do të lirohet nga të gjitha detyrimet që e mbajnë akoma të lidhur me klubin parizien përpara kësaj fundjavë.
(e.m/E.Ilnica/BalkabnWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›