Vokrri thotë se ky është kampionati i fundit jashtë FIFA-s

Prishtinë, 14 gusht - Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, beson se kampionati 2010-2011, që nis të shtunën (sot), do të jetë i fundit në izolim.
"Tashmë FIFA njeh FFK-në dhe futbollistët e Kosovës. Unë besoj dhe shpresoj se ky do të jetë kampionati i fundit që nuk do të jemi pjesë e arenës ndërkombëtare. Cilësia e rritur, shtimi i shikueshmërisë, disiplina dhe korrektësia e futbollistëve në fushë, organizimi jashtëzakonisht i mirë i klubeve në kampionatin e kaluar, na bëjnë që të besojmë dhe të shpresojmë se kampionati i ri do të tejkalojë këto rritje dhe të arritura. FFK-ja është e vendosur që të bëjë gjithçka që është e mundur që ta vazhdojmë këtë traditë", ka thënë Vokrri në letrën dërguar futbollistëve dhe drejtuesve të klubeve para fillimit të kampionatit të ri.
Vokrri ka thënë se është koha që të spastrohet ndërgjegjja e të gjithë atyre që janë të angazhuar rreth futbollit. Ai ka shtuar se duhet të ndryshohet shumëçka dhe të vihet shumë çka në vend nëse dëshirohen arenat ku garojnë mbarë bota. Njeriu i parë i FFK-së ka theksuar se institucioni që drejton do të jetë shtëpi ku do të ketë rend, ku secili anëtar merr përgjegjësitë dhe obligimet.
"FFK-ja do të jetë një shtëpi me zot shtëpie që secilin anëtar e shikon njësoj e pa anime, që lavdëron të mirët e ndëshkon të padisiplinuarit që përpiqen të rrënojnë shtëpinë. Por edhe shtëpi me shumë guxim për ndryshime pozitive, sepse çdo vonesë do të na kushtojë shtrenjtë".