Vokshi: Deri në orën 11:00 kanë votuar 11906 votues nga 51.737 anëtarë të PD

TIRANË, 23 maj/ATSH/ Partia Demokratike voton sot për zgjedhjen e kryetarit, në një proces ku janë thirrur të votojnë 51 737 demokratë.
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi bëri të ditur se deri në orën 11:00 kanë votuar 11 906 votues.
Sipas Vokshit procesi po zhvillohet i qetë dhe me pjesëmarrje të lartë.
“Po ju informojmë për të dhënat e para që kemi marrë nga 77 degë të Partisë Demokratike.
Janë 87 qendra votimi të hapura në orën 8:00. Votimi do të vazhdojë deri në orën 18:00. Procesi ka nisur dhe po vijon i qetë, pa asnjë problem, dhe me pjesëmarrje të lartë”, tha Vokshi.
Ajo informoi se “në orën 18:00 do bëhet mbyllja e të gjithë numërimit dhe pastaj votimi në të gjitha degët”.
/m.m/ /a.g/