E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vokshi Gruaja force e madhe ne politike

Lidhja Demokratike e Gruas se Shqiperise mbajti diten e djeshme kuvendin e deges Kukes ne vijim te takimit te saj ne rrethe te ndryshme te vendit per zgjedhjet e forumeve drejtuese ne te gjitha deget e saj. Punimet e Kuvendit me pjesemarrjen e mbi 200 aktivisteve u ndoqen nga afer nga kryetarja e LDGSH-se deputetja Albana Vokshi prefekti i Qarkut Kukes Elez Maci dhe kryetari i Partise Demokratike dega Kukes Ibsen Elezi. Kryetarja e LDGSH-se deputete e Kuvendit te Shqiperise Vokshi nen kujdesin e se ciles prej dy vitesh po zhvillohet nje fushate intensive per riorganizimin e forumit te grave demokrate pergezoi drejtueset e LDG-se Kukes per shtimin e anetareve te organizates dhe forcimin e rolit te gruas ne proceset demokratike te vendit. Gjate fjales se saj znj. Vokshi theksoi se LDGSH po i nenshtrohet nje procesi riorganizmi dhe se dita-dites po shnderrohet ne organizaten me te madhe politike ne vend. Percaktimi i kuotes 30 te perfaqesimit te gruas ne listat per kandidate per deputete dhe ne listat per keshillat bashkiake dhe keshillat komunale - deklaroi znj. Vokshi - ka rritur rolin e gruas ne vendimmarrje. LDGSH do te punoje ngushtesisht me te gjitha institucionet ne vend per te nxitur zbatimin e politikave per Barazine Gjinore duke vleresuar se kjo nisme e qeverise Berisha ka bere qe zeri i gruas te degjohet dhe te respektohen me shume te drejtat e saj - u shpreh Vokshi. Ndersa kryetari i PD-se se deges Kukes Ibsen Elezi deklaroi se Lidhja Demokratike e Gruas ka nje perfaqesim dinjitoz ne institucione dhe ne keshillat bashkiake dhe komunale te Prefektures Kukes. Ai theksoi se fale angazhimit te tyre eshte rritur sensibilizimi i perfshirjes se gruas ne politike duke ndikuar ne rritjen e rezultatit te fitores se PD-se ne zgjedhjet politike te 2009-s dhe ne zgjedhjet vendore te 2011-s.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›