Ligji i mbetjeve Veprimtaria Prodhuese rrezon dekretin e Topit
Komisionin per Veprimtarine Prodhuese Tregtine dhe Mjedisin me votat e mazhorances ka rrezuar dekretin e Presidenti Bamir Topi per rishqyrtimin ne Parlament te ligjit Per Menaxhimin e Integruar te Mbetjeve. Deputetet e ketij komisioni kane diskutuar perseri kete ligj duke degjuar fillimisht grupet e interesit. Perfaqesuesit e Aleances kunder Importit te Plehrave kane parashtruar 10 argumente dhe kontestime ne lidhje me kete ligj duke u shprehur ne favor te riciklimit te mbetjeve vendase dhe duke mbeshtetur industrine vendase te riciklimit. Lejimi i importit te mbetjeve bie ndesh me zhvillimin e bujqesise dhe turizmit dy prioritetet te shpallura nga qeveria aktuale. Duhet te jemi te qarte se nese kjo industri e riciklimit me importin e mbetjeve nga jashte zgjerohet dhe zhvillohet sipas te gjitha gjasave do zhvillohet ne ultesiren perendimore ne pjesen me te bukur ne ate pjese ku ka pak mundesi per bujqesi dhe turizem imagjinoni shtimin e kesaj industrie qe ndot edhe ajrin edhe token edhe ujerat nentokesore - deklaroi Blendi Kajsiu. Nderkohe qe kryetari i shoqates Per politikat e reja per mjedisin Romeo Hanxhari u shpreh pro ketij ligji. Me tej dhe zevendesministri i Mjedisit Taulant Bino theksoi serish rendesine e ligjit dhe tha se ky proces zhvillohet ne te gjitha vendet e Ballkanit dhe ato fqinje. ai ka theksuar se ne Ministrine e Mjedisit deri tani jane bere tre kerkesa per leje importi nga te cilat vetem nje eshte aprovuar. Sipas tij ne vend ka 65 vend depozitime te mbeturinave te cilat duhet te eliminohen. Ne nuk shikojme kundershti midis nenit 49 dhe nenit 2 te ligjit qe flet per qellimin e ligjit. Ne flasim per mbetje ne territorin e Republiken se Shqiperise dhe jo per mbetje qe gjenerohen ne territorin e Republikes se Shqiperise. Ne i respektojme parimet e zhvillimit te qendrueshem parimet e mbrojtjes se mjedisit dhe parimet e vetemjaftueshmerise dhe te afersise. Ligji eshte plotesisht i perputhur ligji garanton mbrojtjen me te larte - tha Bino. Por per deputetin socialist Besnik Bare kapaciteti i industrise ne Shqiperi eshte plotesisht i mjaftueshem per te menaxhuar mbetjet ne vend. Duke lejuar kete ligj ai do te dale para qeverise dhe kryeministrit dhe do te thote une nuk kam lende te pare shqiptare sepse kjo lende e pare shqiptare ashtu si nuk eshte ndare deri me sot nepermjet ketij ligji nuk do kete nxites per te realizuar marrjen e kesaj lende te pare nga plehrat shqiptare por do te kerkoje lende te pare nga plehrat evropiane - tha Bare. Nderkohe qe Gjana sqaroi Flasim per nje pjese te mbetjeve per ato mbetje te cilat jane ne nje liste evropiane dhe jane pjese e asaj cfare futet ne industri dhe riciklohet. Pra duam apo nuk duam ne jane nje lende e pare e cila del nga nje sere perpunimesh te tjera. Ndersa deputeti Klosi theksoi se PS do te kerkoje referendum. Ne do perpiqemi se bashku me aleancen kunder importit te plehrave te mbeshtesim nje referendum popullor. Nderkohe qe theksoj se ky ligj do te jete i pari qe ne do te suprimojme sapo ne te marrim pushtetin - theksoi deputeti socialist. Blendi Klosi. Pas debateve drafti kaloi me votat e mazhorances.