E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rregullorja e Kuvendit Ligjet shtyjne diskutimin me kerkese te PS-se

Komisioni i Ligjeve kishte parashikuar ne axhenden e tij qe sot te kishte ne rendin e dites per diskutim propozimin e Partise Socialiste per ndryshimet ne rregulloren e kuvendit. Por mesohet se ka qene pikerisht kjo e fundit qe ka kerkuar shtyrjen e ketij diskutimi edhe pse cdo dite ka kembengulur per tu marre ne shqyrtim propozimet e saj. Mbledhja sot e Asamblese se Partise Socialiste ka qene dhe arsyeja e kesaj shtyrje. Nderkohe qe diskutimi ne Komisionin e Ligjeve te ketij drafti propozimesh ishte parashikuar qe ne kalendarin e kuvendit te miratuar me 13 tetor. Projektvendimi Per disa ndryshime ne vendimin nr. 166 date 16.12.2004 Rregullorja e Kuvendit te Shqiperise te ndryshuar eshte dorezuar ne Kuvend si kerkese e ligjvenesve socialiste. Nepermjet ketij drafti PS-ja kerkon rikthimin e votes se fshehte ne zgjedhjen apo shkarkimin e anetareve te organeve kushtetuese nderkohe qe propozon heqjen e seancave degjimore ne komisionin e ligjeve me kandidatet para se keta ti kalojne per votim seances plenare. Ne 11 nenet e draftit ne fjale perfshihen edhe ato qe lidhen me seancat plenare dhe me te drejten e fjales qe kane dhe perfaqesuesit e opozites. PS-ja kerkon qe ceshtjet jashte rendit te dites te diskutohen ne fillim te seances nderkohe qe kryetarit te grupit parlamentar opozitar ti jepet fjala sa here qe flet dhe Kryeministri. Gjithashtu socialistet propozojne dhe uljen e masave ndeshkuese per rastet e shkeljes se rregulloreve ku masa me e rende te ulet nga 21 dite ne vetem 15 dite.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›