E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uollfarth Dialog ne Parlament per ligjet me 3/5

Ambasadori i OSBE-se Opozita te jape kontributin e saj Kthimi i ligjit te mbetjeve e drejte kushtetuese

Mazhoranca dhe opozita duhet te bashkepunojne ne Kuvendin e Shqiperise per tu dhene zgjidhje reformave integruese qe kerkojne shumice te cilesuar. Thirrja e perseritur e ambasadorit te OSBE-se ne vendin tone Eugen Uollfarth eshte bere gjate nje vizite te tij ne landfillin e Bushatit. Apeli i tij per bashkepunim vjen ne nje kohe kur mazhoranca ka pranuar rikthimin serish ne komisione te ligjeve qe kerkojne 3/5 duke pranuar keshtu kerkesen e socialisteve. Ambasadori i OSBE-se komentoi nga Bushati dhe vendimin e presidentit Bamir Topi per rikthimin ne Parlament te ligjit per menaxhimin e integruar te mbetjeve. Ai pohoi se kjo eshte nje e drejte kushtetuese por shtoi se OSBE ka dhene asistencen e saj per kete ligj i cili eshte votuar njehere ne Kuvend.

Thirrja

Te gjitha diskutimet kryesore duhet te behen ne Parlament disa nga ligjet kerkojne shumicen e cilesuar prej 3/5 te votave dhe per kete duhet pjesemarrja e opozites dhe menyra me e mire eshte bashkimi ne parlament. Palet duhet te levizin drejt dialogut dhe integrimit partite politike duhet te dalin nga transhete e tyre dhe te vihen ne levizje te bejne dicka per zhvillimin dhe integrimin ne BE - u shpreh ambasadori i OSBE-se ne Tirane Eugen Uollfarth gjate vizites se tij ne landfillin e Bushatit. Sipas tij eshte i nevojshem bashkepunimi mes paleve qe te vihen ne zbatim 12 rekomandimet e Bashkimit Evropian te cilat ishin dhe pengesa kryesore e Shqiperise per marrjen e statusit te vendit kandidat. Ambasadori gjithashtu komentoi edhe ligjin e mbetjeve i cili eshte rikthyer nga Presidenti i Republikes duke thene se eshte nje proces demokratik ajo qe eshte me rendesi eshte qe Shqiperia te kete nje ligj te mire per mbrojtjen e ambientit sepse ka pasuri te mrekullueshme natyrore. Eumlshte nje proces demokratik ajo qe eshte me rendesi eshte qe Shqiperia te kete nje ligj te mire per mbrojtjen e ambientit sepse ka pasuri te mrekullueshme natyrore - tha ambasadori ndersa ofroi asistencen e OSBE-se per ligjin e mbetjeve. Nderkaq ambasadori Uollfarth u shpreh mjaft i impresionuar edhe per landfillin e Bushatit si nje impiant per grumbullimin e mbeturinave i cili sipas tij i ploteson gjitha standardet dhe sherben per qarkun e Shkodres dhe te Lezhes.

Gjate kesaj vizite ai ishte i shoqeruar nga kryekomunari i Bushatit Zef Hila dhe perfaqesues te zyres rajonale te OSBE-se ne Shkoder. Ambasadori Uollfarth do qendroje dy dite ne qytetin e Shkodres ku do zhvilloje takime ne Prokurorine e Shkodres dhe ne policine e qarkut.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›