Vokshi Mbeshtetje per grate ne pushtetin vendor
Lidhja Demokratike e Gruas zgjodhi dje forumet drejtuese ne Gramsh pas nje procesi riformatimi te te gjithe strukturave te saj. Kryetare e deges u zgjodh Donika Zaimi nje aktiviste e njohur e kesaj organizate. Kryetarja e Lidhjes Demokratike te Gruas se Shqiperise njekohesisht deputete ne Parlament Albana Vokshi e cila ndoqi nga afer punimet e Kuvendit te LDG-se Gramsh deklaroi se forumi i gruas demokrate po riorganizohet ne cdo dege duke bere pjese te saj pjesen me aktive te shoqerise. Vokshi theksoi se LDGSH po shnderrohet ne forumin politik me te rendesishem te grave ne vend dhe nje faktor percaktues ne rritjen e rolit te gruas ne vendimmarrje. Perfshirja e grave ne listat per keshillat bashkiake dhe komunale eshte nje fillim i mbare ne zbatimin e politikave gjinore - tha Vokshi. Duke pershendetur punimet e kuvendit te Lidhjes Demokratike te Gruas dega Gramsh deputeti i Partise Demokratike ne Qarkun e Elbasanit Sybi Hida theksoi se pjesemarrja aktive e grave ne politike rrit dhe konkurrencen mes vlerave dhe eshte nje kontribut ne rritje ne proceset e zhvillimit te vendit.