E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet rrjeti i kokaines

Tirane- Pergjimet telefonike zbulojne rrjetin e trafikut te kokaines ne linjen Shqiperi-Greqi. Shkon ne tre persona, numri i te arrestuarve nga policia gjate operacionit te koduar "Canta e dores", mes te cileve nje studente e deges se Mjekesise ne kryeqytet dhe dy te aferm qe cilesohen edhe si pronaret e narkotikut. Prokuroria e Krimeve te Renda mori dje dosjen nen hetim, ndersa investigimet dy javore i ka kryer Zyra e Antidroges ne Tirane. Ne fund te operacionit, mbremjen e se dieles u kap nje sasi prej 610 gr kokaine e paster, e fshehur brenda nje cante dore te studentes Aurora Lico, 21 vjece, nga Korca. Ne pranga pas hetimit te kryer rane edhe Ilia Naslazi, 46 vjec, i njohur edhe si Arben Naslazi dhe i afermi i tij, Pandush Naslazi, qe perdorte edhe emrin Fredi Naslazi, te dy nga qyteti i Korces. Burime zyrtare u shprehen se akuza paraprake ndaj tre te dyshuarve eshte ajo e "trafikimit te lendeve narkotike me shume se nje here, e kryer ne bashkepunim". Mesohet se ne kerkim eshte edhe nje tjeter person qe ka lidhje me te ndaluarit, por emri i tij nuk u be publik per shkak te hetimeve. "Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ne piken e kalimit kufitare Kapshtice, Aurora Licos, ne momentin qe do kalonte kufirin shteteror, i jane sekuestruar 614 grame lende narkotike, e dyshuar si kokaine. Lenda narkotike ishte e futur ne canten e dores", tha zedhenesi i Policise se Shtetit, Klodian Branko, pas perfundimit te aksionit.

Por studentja e vitit te dyte cilesohet vetem si njeriu korrier qe bente vetem transportin e narkotikut dhe perdorej nga dy te ndaluarit e tjere. "Prendush dhe Ilia Naslazi dyshohet se kane qene organizatoret e ketij trafiku", shpjegoi zedhenesi sipas hetimeve paraprake te kryera nga agjentet e Antidroges. Si vendi i origjines se kokaines mendohet te jete Amerika e Jugut, ndersa malli vjen ne rruge ajrore apo ujore me transport anijesh dhe avionesh. Me pas kjo sasi dergohej pjese-pjese ne vendin fqinj, Greqine. Per kete shkak i eshte kerkuar ndihme edhe homologeve helene per te zbuluar dhe kapur personat qe do te prisnin "pakon" ne Athine. Pandush Laslazi mendohet te kete pasur me pare njohje me studenten qe ndiqte studimet ne Tirane dhe t'i kete ofruar nje pagese te mire per dergimin e porosise deri ne vendin e caktuar.

A.Q


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›