Apolloni taksa largon turistet

Taksa e parkimit e vendosur nga komuna Dërmenas ne Parkun arkeologjik të Apolonisë ka ngjallur indinjatën e turistëve, një pjesë e të cilëve janë kthyer pa e vizituar parkun në shenjë proteste. Drejtuesit e parkut kanë ndërhyrë, duke e paguar vetë biletën për disa autobusë me turistë, por konflikti vazhdon.
Në këtë situatë vizitorët e Apollonisë për herë të parë në historinë e këtij parku, largohen duke lënë me shkrim jo përshtypjet, por ankesat e tyre. Deri tani janë nënshkruar 30 të tilla që i korrespondojnë një autobusi me nga 50 turistë. Vizitorët nga Kosova janë ata të cilët shprehin nota të theksuara indinjate dhe e konsiderojnë fyerje këtë që po ndodh.
Komuna Dërmenas kërkon përkatesisht 200, 300, dhe 500 lekë të reja për autoveturat, furgonat dhe autobusët, ndërsa parku ka një tarifë fikse prej 200 lekësh për çdo lloj automjeti. I kontaktuar me telefon kryetari i komunës Viktor Fasko ka thënë se kjo taksë i takon komunës, pasi ka një vendim të Këshillit për këtë qëllim. Vendimi daton një vit më parë, kohë kur këshilli i komunës drejtohej nga të majtet. Vetëm në javën e fundit të muajit prill Apollonia ka pritur 5000 turistë të huaj dhe vendas.