Volfarth me pushime të gjata, a ka më ambasador OSBE-ja?!
Na ka marrë malli për ambasadorin e OSBE-së, Eugene Volfarth. Nuk dihet nëse prezenca e tij ka munguar për shkak të axhendës së varfëruar të gastronomisë apo dimrit të egër. Meqë jemi tek dimri i egër, ai vjen nga Gjermania, ku ka më shumë se gjysmën e vitit dimër. Prej muajit janar të këtij viti, që kur bëri deklaratën e fundit se Presidenti duhet të zgjidhej konsensual, Volfarth nuk është parë më në media, por as në takime.
Vetë ambasada e OSBE-së ka heshtur në aktivitetet e saj. Të mendosh që ka një reformë zgjedhore në mes dhe që vetë Volfarth e deklaroi urgjente apo emergjente. Praktikisht duhet të ishte vetë ambasadori që duhet ta ndiqte nga afër procesin dhe të shtynte palët në realizimin e saj. Agjencia AMA merr shkas nga alarmi që dha kryesocialisti Edi Rama se reforma zgjedhore po dështon pasi PD po e zvarrit. Mos është një lojë si kali i Trojës kjo e PD-së? Mos vetë Berisha i ka dhënë pushime te gjata Volfarth që të mos ndihet pikërisht në kulmin e reformës? Ambasadori na kujtohet të gjithëve se në pikun e vapës apelonte për ligjin e plehrave nga landfilli i Bushatit, duke e quajtur me standarde të BE-së, edhe pse kjo e fundit i dha ultimatum Mediut më pas ta anulonte e të mos e zbatonte. A ju kujtohet se nuk la festë me qofte dhe birra, verë e gjel deti apo reçelra pa provuar?
Dhe pse Volfarth duhet të mungojë pikërisht në këto momente që duhej finalizuar reforma zgjedhore. Mos ndoshta me apo pa dashje po i zgjat jetën kryeministrit Berisha? Meqenëse ai nuk gjendet në Tiranë, por për pushime në Gjermani, edhe pse rrogën e merr si ambasador, edhe përgjegjësi nuk mban për dështimin e palëve politike. Ai e ka justifikimin. Nuk di asgjë se çfarë është bërë dhe kur të nxehet situata, do të deklarojë që palët të bashkëpunojnë dhe se janë njëlloj fajtore!!! Përgjegjësia kryesore për dështimin e reformës zgjedhore është e OSBE dhe vetëm e Volfarth dhe e asnjë tjetri. Vetëm nëse ka ndodhur gjëma e madhe dhe ai mund të jetë shkarkuar duke mos e bërë bujë lajmin. Por kjo ka pak gjasa të ketë ndodhur, edhe pse ambasada e vendosur në hotelin luksoz Sheraton nuk jep asnjë sqarim.
Më shumë shanse ka që të ketë ndodhur një thirrje e Grossruck ndaj Volfarth që të marrë disa javë pushime me qëllim të krijohen situata të tjera politike për ti zgjatur jetën Berishës. Me reformën e re zgjedhore, kryeministri e di se është i vdekur politikisht,ndaj do të gjejë një shkas më të mirë për të përfituar ashtu siç di vetë ai.
AMA NEWS