E Diel, 1 Nëntor 2026

Volfsburg kërkon Luka Tonin

Mynih - Pas dy sezoneve me Bajernin e Mynihut, aventurës bavareze të Luka Tonit mesa duket po i vjen fundi. Blerjet e reja në sulm të klubit bavarez, Ivica Oliç dhe sidomos Mario Gomez, sulmues me të njëjtat tipare si italiani, mund ta shtyjnë sulmuesin shtatlartë largimit.

Në fakt drejtori i përgjithshëm i bavarezve Uli Hënes, është i shprehur i gatshëm tëdëgjojë oferta për sulmuesin. Deri tani dy duken alternativat për sulmuesin shtatlartë: Milani në Itali në kërkim të një sulmuesi qendre, por mosha e tij është pak problem (32).

Ndërsa alternativa e dytë është Volfsburgu në Gjermani. Sipas francezes "L'Equipe", kampionët e rinj të Bundesligës ku luajnë edhe dy italianët Barzalji dhe Zakardo, është në kërkim të një sulmuesi me eksperiencë në arenën ndërkombëtare pasi i nevojitet në sezonin e ri të Ligës së Kampioneve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›