Liverpul kërkon Lavecin, Napoli s’dëgjon
Napoli - Gjithnjë e më e vështirë situata e Lavecit tek Napoli. Ndërkohë që Liverpuli ka dërguar dy herë ofertë për sulmuesin argjentinas dhe vetë Laveci mezi pret të shkojë në një skuadër të klasit të parë – ndërkohë e kërkon edhe Juve e Milan- Napoli dhe presidenti De Laurentis bëjnë të vështirin duke mos marrë në konsideratë aspak ofertat dhe dëshirën e lojtarit duke i përplasur në fytyrë kontratën që skadon vetëm në 2013.
Të dyja palët nuk lëvizin nga e veta dhe kanë më shumë se dy javë që nuk kontaktojnë. Agjenti i Lavecit deklaron mjaft i nervozuar se situata është e papërballueshme dhe absurde: “Nëse Napoli ka zgjedhur një pozicion ekstrem, ne do t’i përgjigjemi në mënyrë ekstreme. Ne s’duam të detyrojmë Napolin të shesë lojtarin, por besoj se është mëse korrekte që t’i marrin në konsideratë ofertat dhe t’i vlerësojnë ato si të mjaftueshme apo jo.”
Liverpul deri tani ka dërguar një ofertë prej 22 milionë eurosh për të marrë shërbimet e Lavecit që e shikon si partnerin ideal të Fernando Torresit në sulmin e redsave.